Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 30 gusht 2019

Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Daniella Barishiq

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Daniella Barishiq.

Në takim u shpreh falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme nga Kroacia miqësore. Të dy bashkëbiseduesit biseduan, gjithashtu, për çështjet aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theks i veçantë iu kushtua temës së anëtarësimit në NATO, si dhe kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe programi dhe prioritetet e tyre.

Kryetari Xhaferi i uroi ambasadores së respektuar një punë të suksesshme pas përfundimit të mandatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i dha një mirënjohje për angazhimin në ndërtimin dhe thellimin e miqësisë ndërmjet të dyja vendeve.

 
a

Na ndiqni në: