Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 20 dhjetor 2017, Tiranë

Takimi kryetarit Xhaferi, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, z. Lulzim Basha dhe deputetët në përbërjen e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Basha, i uroi mirëseardhje kryetarit Xhaferi dhe e shfrytëzoi rastin ti urojë përzemërsisht për zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Z. Basha potencoi se, Partia Demokratike e Shqiptarëve është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimeve euroatlantike të vendit. 

Kryetari Xhaferi theksoi se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Shqipërinë miqësore është me rëndësi të veçantë, për arsye se të dy vendet ndajnë interesa të përbashkët. Në këtë kontekst, kryetari Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë kanë përcaktim të njëjtë strategjik – integrim të tërësishëm në bashkimin Evropian dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë faktorët politikë. 

Sa i takon rolit të opozitës, gjatë takimit u theksua se ajo duhet të jetë konstruktive dhe të veprojë në drejtim të ndërtimit të shoqërisë së shëndoshë demokratike ku liria e të shprehurit është e drejtë e patjetërsueshme e çdo individi.  

Click