Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 19 dhjetor 2018

U nënshkrua Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe OBSE-s 

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e përfaqësuar nga shefi i Misionit, ambasadori Klemens Koja, u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim, për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në periudhën prej 2018-ës deri më 31 dhjetor të vitit 2021. 

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja e strategjisë për reformim të Kuvendit me qëllim që shtëpia ligjvënëse ta kthejë rolin e vet kushtetues të qendrës së dialogut politik, të jetë llogaridhënës, transparent dhe të ketë rol të vërtetë mbikëqyrës. Sipas kryetarit Xhaferi, kjo do të jetë e mundshme kur do të arrihet pavarësi e vërtetë e Kuvendit në vendimmarrje në kontekst të sigurimit të brendshëm, pavarësisë buxhetore dhe pavarësisë së shërbimit.

















Click