Udhëheqja parlamentare

E martë, 18 qershor 2019 

VIZITA ZYRTARE KONTRIBUT I FUQISHËM NË PROMOVIMIN E MARRËDHËNIEVE, VLERËSOI LI XHANSHU 

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari Xhaferi, i shoqëruar nga nënkryetari Goran Misovski, koordinatorët e LSDM-së Jovan Mitreski, të BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, në Pekin u takuan me Kryetarin e Kuvendit Popullor të  Kinës. Li Xhanshu. 

Në takim, z. Li shprehu mirëseardhje të ngrohtë në emër të Kuvendit Popullor të Kinës, ndërsa vizitën e Kryetarit Xhaferi e vlerësoi si kontribut të rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, duke e pasur parasysh se kjo vizitë në nivelin më të lartë legjislativ është e para në dekadën e fundit. Duke nënvizuar se të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë tradicionalisht miqësore, theksoi se në kuadër të Nismës brezi dhe rruga, ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim në fushë të ndryshme. Më tutje, ai drejtoi urime për arritjen e marrëveshjes për emrin dhe mirënjohje për përparimin që Republika e Maqedonisë së Veriut e bën në drejtim të realizimit të qëllimeve të veta strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim, e përsëriti mbështetjen e Republikës Popullore të Kinës në atë rrugë.

Kryetari Li theksoi se në vitin kur Republika Popullore e Kinës kremton 70 vite të ekzistimit të vet, në nivelin global angazhohet për zhvillimin e marrëdhënieve të bazuara mbi barazi dhe respekt të ndërsjellë. Duke i analizuar situatat aktuale në planin global dhe ekzistimin e tendencave për unilateralizëm dhe proteksionizëm, theksoi se Republika Popullore e Kinës është e përkushtuar në multilaterizëm, ekonomi të hapur dhe ndërtim të marrëdhënieve të mira me shtetet në botë. Ai gjithashtu apeloi në zgjidhjen e problemeve mes shteteve në mënyrë të qetë dhe përmes dialogut e jo nëpërmjet dhunës dhe shantazheve. Prosperiteti ekonomik është i mundur vetëm në kushte të stabilitetit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor të Kinës. 

Kryetari Xhaferi falënderoi për ftesën dhe për mikpritjen dhe theksoi se në zhvillimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, kontribut të rëndësishëm ka diplomacia parlamentare. Ai informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës e egon interesin e vet për vendosjen, kultivimin dhe thellimin e lidhjeve më të ngushta parlamentare që do të ndikojnë mbi përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike, ekonomike  dhe kulturore ndërmjet dy shteteve. Ai u pajtua me homologun e vet se edhe pse të dyja vendet realizojnë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, shkencës, bujqësisë, turizmit, medicinës dhe fushave tjera, ekzistojnë edhe shumë mundësi për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit. 

Gjatë takimit u bë fjalë dhe për objektet infrastrukturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  a të cilat i ndërtojnë kompani kineze dhe në përgjithësi për potencialin e Procesit të bashkëpunimit 17+1, si rëndësi e jashtëzakonshme për projekte reale dhe të konkretizuara që do të sjellin rritje ekonomike. U përshëndet edhe themelimi i Qendrës Koordinuese  Kulturore në Bibliotekën Popullore Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, që ka për qëllim përforcimin dhe ndarjen e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën interes të përbashkët për përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy dhomave ligjvënëse dhe në këtë drejtim, u përshëndet vizita e ardhme në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Kryetari i Komitetit për Çështje të Zhvillimit Social të Kongresit Popullor Kinez. 

 Inserte nga takimi 

Click