Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 27 mars 2019

Vizitë pune e Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, SH.T. Henrik Markush 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Henrik Markush, i cili së pari i uroi Kryetarit Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve të Kushtetutës, si faktor kryesor për procesin e mëtejshëm të integrimit të vendit në bashkësinë e NATO-s.

Temë e bisedës ishin edhe aktivitetet tjera të Kuvendit që dalin si obligime nga Marrëveshja e Prespës. Në këtë u ndërlidh Kryetari Xhaferi dhe konfirmoi se në mënyrë intensive punon në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai potencoi se për punën e suksesshme kanë kontribuuar të gjitha subjektet politike, ndërsa me rëndësi të madhe e potencoi mbështetjen e miqve ndërkombëtarë.

Ambasadori Markush e potencoi mbështetjen e fuqishme nga ana e Republikës së Sllovakisë në aspiratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Ky takim ishte nga vargu i takimeve protokollare me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Click