Udhëheqja parlamentare

E premte, 28 dhjetor 2018

Xhaferi: Jma krenar me punën e bërë, pas festave vazhdojmë me punë  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot me rastin e festave të Fundvitit organizoi takim me të punësuarit në shërbimin e Kuvendit dhe me deputetët.

 

 

 

"Në fund të këtij viti 2018, mund të them se jam krenar me punën e bërë në Kuvend. Edhe pse disa punë, për shkak të arsyeve objektive nuk janë përfunduar, përsëri vlerësimi im është se kishim vit të suksesshëm. Ju uroj që Viti i 2019 të jetë më i suksesshëm, t'ju plotësohen të gjitha dëshirat dhe të keni fat dhe mirëqenie në familjet tuaja dhe me më të afërmit e juaj. Pas festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjes, të kapemi përsëri për pune dhe ta përfundojmë të filluarën," porositi kryetari Xhaferi në koktejin e Vitit të Ri. 

Click