Udhëheqja parlamentare

E enjte, 30 maj 2019

Xhaferi: Presim që BE të qëndrojë në përcaktimin e vet për dyer të hapura

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në deklaratën e përbashkët të kreut shtetëror, pas pranimit të Raportit nga Komisioni Evropian në Vilën presidenciale Vodno, tha se "Raporti qartë tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut tërësisht i ka përmbushur rekomandimet e Samitit të Bashkimit Evropian të qershorit të kaluar për mundësinë që deri në këtë qershor ti përmbushim ato rekomandime, dhe kjo është provë se ne e kemi përfunduar pjesën tonë.

 

 

 

 

 

Në kontekst të Kuvendit, jam i kënaqur që Ambasadori Zhbogar dhe Komisioni Evropian e veçojnë kontributin e rëndësishëm të institucionit në krye të të cilit jam unë, si institucion i vetëm në rajon i cili funksionon në përbërje të plotë, edhe me përfaqësues të pushtetit edhe me përfaqësues të opozitës, diçka në të cilën është angazhuar i gjithë spektri politik në vend dhe në këtë kontekst, presim që ky Raport të plotësohet me atë që është vendim i BE, respektivisht përcaktimi i datës për fillimin e negociatave aderuese, me çka Bashkimi Evropian edhe njëherë do të dëshmojë se qëndron në përcaktimin për dyer të hapura për zgjerim.

Me këtë, edhe njëherë do të njihet kontributi i të gjitha institucioneve, të cilat me punë të palodhshme por sidomos edhe kontributi i qytetarëve tanë, të cilët në mënyrë të pakushtëzuar na mbështetën në këtë rrugëtim, që të vijmë deri në këtë sukses final që Raporti të jetë i pakushtëzuar, theksoi Xhaferi. 

Click