E mërkurë, 27 shkurt 2019
TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME Z. GENT CAKAJ, ZËVENDËSMINISTËR PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për ratifikimin e Protokollit aderues për NATO në Parlamentin e Shqipërisë. Është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet Tiranës dhe Shkupit në vitet e kaluara, si dhe angazhimet e Shqipërisë për mbështetjen e vendit tonë në rrugën evropiane.