Aktivitetet

E enjte, 9 dhjetor 2021

Aleksandar Nikolloski në takim me Grupin për Bashkëpunim Maqedonia e Veriut – Franca

Aleksandar Nikolloski, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, gjatë vizitës së tij në Paris, më 6 dhe 7 dhjetor, u takua me Bertrand Sor, kryetar dhe Liliana Tangi, nënkryetare e Grupit për Bashkëpunim Maqedonia e Veriut – Franca, në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës.

Në takim u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ngritjen e miqësisë së madhe që ekziston mes dy vendeve.

U konstatua se vendi ynë meriton një të ardhme më të mirë, sundim të së drejtës, standard më të mirë jetësor, investime të huaja dhe vendase dhe integrim në BE.

Click