Aktivitetet

E mërkurë, 2 shkurt 2022

ARTA BILALLI-ZENDELI NË MBLEDHJEN E VEÇANTË TË KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË AP TË NATO-S

Në takimin Special të Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s, që u mbajt më 1 shkurt 2022 në format virtual, morri pjesë shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të AP të NATO-s Arta Bilali Zendeli. 

Pika e parë  të cilës parlamentarët i kushtuan vëmendje të veçantë ishte “Diskutimi për situatën aktuale në Ukrainë dhe gatishmërinë e Aleancës për përgjigje”.  Kongresmeni Konoli paraqiti hyrje dhe tajmllajn të situatës aktuale, me përqendrim të hapave konkret të ndërmarrë të kryetarit Bajden dhe liderëve të BE-së.  E theksoi gatishmërinë e Aleancës NATO  që të mos lejojë askush t’i vendos ultimatum për zgjerimin e mëtejmë, dhe as të lejojë ndarje të brendshme ndërmjet aleatëve.  Në debatin, parlamentarët ftuan në zgjidhje diplomatike me qëllim që të largohet konflikti ushtarak, si dhe në përmbajtje nga provokimet.  Gjithashtu shprehën solidaritet ndaj Ukrainës, si vend i cili lirisht, si të gjithë vendet tjera, mund ta zgjedhë anëtarësimin e vet në organizatat ndërkombëtare. 

Takimi më tej u përkushtua në konceptin strategjik të NATO-s i cili revidohet në çdo 10 vjet, për shkak të gjendjeve të ndryshuara në sferën e sigurisë, kur NATO vendet-anëtare i ridefinojnë fokuset strategjike dhe i vendosin prioritetet në hapat e radhës për veprim, të drejtuar ndaj riafirmimit të bashkimit transatlantik.  Në takim u debatua për Kontributin e AP të NATO-s dhe u bënë konsultime plotësuese, të cilat Kryetari i AP të NATO-s, Kongresmeni Xherald Konoli, do t’i prezantojë në Samitin e ardhshëm të Madridit të NATO-s në qershor të këtij viti. 

Kontributi përmban 21 rekomandime të ndara në dy prioritete:  “Riafirmim i shtyllës themelore në të cilën NATO mbështetet dhe angazhohet” dhe “Hap përpara në adaptimin e NATO-s ndaj rrethimit aktual të sigurisë i cili vazhdimisht ndryshon”.  Rekomandimi kryesor është iniciativa e AP të NATO-s për formimin e Qendrës Demokratike të NATO-s për rezistencë, qëllimi kryesor i të cilës është që ta përfshijë parimin themelor (të përshkruar në Marrëveshjen e Uashingtonit) të popujve të lirë dhe institucioneve të lira demokratike të zgjedhura, si imperativ në punën e Aleancës.  Koncepti i ri Strategjik doemos duhet të drejtohet drejtë vendosjes së arkitekturës institucionale në selinë e NATO-s e cila do të shërbejë si resurs dhe shtëpi kliringu për praktika më të mira dhe standarde demokratike të arritshme për vendet-anëtare, partnerët dhe vendet aspirante, me kërkesë të tyre.  Përmes kësaj Qendre do të operacionalizohen vlerat e NATO-s si Aleancë e demokracisë dhe sundim i të drejtës.

Shefat e delegacioneve përfunduan se fokusimin e sërishëm drejtë parimeve dhe themeleve fundamentale demokratike e kërkojnë sfidat aktuale të sigurisë dhe kërcënimet hibride, ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre mbi segmentin ushtarak të Aleancës, ndaj të cilave NATO doemos duhet të pozicionohet dhe adaptohet në mënyrë strategjike. 

AP e NATO-s është asamble parlamentare multilaterale e themeluar në vitin 1955 si asamble konsultative e NATO-s dhe bashkon 269 parlamentarë nga 30 vende anëtare të NATO-s, nga 11 delegacione asociative, nga 4 partnerë rajonalë dhe mesdhetarë, nga 8 delegacione me status vëzhgues (ndër të cilat edhe nga AP e OSBE-së dhe AP e KE-së), si dhe delegacioni i veçantë nga Parlamenti Evropian, me çka numri i përgjithshëm arrin 360 parlamentarë.  Asambleja vendos lidhje thelbësore ndërmjet NATO-s dhe parlamenteve të nacionaliteteve të NATO-s, siguron transparencë më të madhe të politikave të NATO-s dhe kontribuon në përforcimin e vlerave transatlantike të Aleancës.  Në Komitetin e Përhershëm janë anëtarë vetëm shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të NATO-s, anëtarët e Byrosë dhe kryetarët e komiteteve.  

Click