Aktivitetet

E mërkurë, 30 qershor 2021

Bashkëpunimi ndërparlamentar rajonal-indikator i proceseve të BE-së

Në kuadër të takimit të 17-të të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane/çështje të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore (KOSAP), që u mbajt online, (29.06.2021) në Sarajevë mori pjesë delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane në përbërje të: zëvendëskryetares së Komisionit për Çështje Evropiane Arta Bilalli- Zendeli, dhe anëtarëve të Komisionit, Lolita Ristova, Monika Zajkova, Marija Petrushevska, dhe Halil Snopçe.

Konferencën e hapi kryetari i Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Integrime Evropiane të B dhe H-së, Nikolla Lavrinoviq, ndërsa fjalime hyrëse për temat mbajtën, drejtori politik i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, z. Amer Kapetanoviq dhe z. Piter Grk, koordinator nacional për BP, pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Pastaj, u diskutua për tri tema, me ç’rast për temën e parë:“  Avancimi i zgjerimit të BE-së përmes bashkëpunimit rajonal "fjalim hyrës mbajti deputetja Lolita Ristova,  derisa për temën e dytë kushtuar "Prioriteteve të Kryesimit Slloven me Këshillin e Bashkimit Evropian" foli Marija Petrushevska dhe temës së tretë për" Statusin aktual të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian", iu referua deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Në diskutimin e temave, fjalimet e tij pati edhe deputeti Halil Snopçe i cili theksoi,  se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e EJL-së, duhet të vazhdojë, duke falënderuar Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për prezantimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) 2021-2024 z. Peter Grk, Koordinator Nacional për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Halil Snopçe gjithashtu foli në tubim.

Pjesëmarrësit i përshëndetën  prioritet e kryesimit slloven me Këshillin e BE-së, posaçërisht prioritetin “Bashkimi Evropian kredibil dhe i sigurt, posaçërisht të garantojë siguri dhe stabilitet në fqinjësinë e saj", që pasqyron mbështetjen e Republikës së Sllovenisë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe ardhmërinë e rajonit në BE.

Në Konferencë, e cila paraqet forum parlamentar për bashkëpunim midis Komisioneve për Çështje Evropiane të parlamenteve të përfshira në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për proceset aktuale të eurointegrimit në rajon, morën pjesë anëtarët e komisioneve parlamentare për integrime Evropiane/Çështje të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe anëtarët e Komitetit për Integrimin Evropian të Parlamentit të Kosovës.

Në fund të Konferencës pjesëmarrësit falënderuan Asamblenë Parlamentare të B dheH për organizimin e takimit të 17-të të KOSAP dhe shprehën mbështetje të plotë parlamentit kryesues në vijim - Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Click