Aktivitetet

E mërkurë, 11 nëntor 2020, Podgoricë, Mal të Zi

Beti Stamenkoska-Trajkoska: Sjellja e qëndrueshme ndaj natyrës sot, mund dhe do të bëjë ndryshime në të ardhmen

Nga 8 deri më 11 nëntor 2020 në Podgoricë, Mal të Zi, u mbajt Forumi për Mjedisin Jetësor për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë zëvendësanëtarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Beti Stamenkoska-Trajkoska.

Ftesa për të marrë pjesë në ngjarje u ishte dërguar deputetëve në emër të Qendrës për Kërkime dhe Krijimin e Politikave, në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin e Shkollave të Politikave Publike pranë Këshillit të Evropës (në rastin e Maqedonisë së Veriut, është Shkolla e Politikave Publike "Nënë Tereza”) dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore për Energji, Transport dhe Mbrojtjen e Klimës.

Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe politikave nga rajoni në lidhje me efikasitetin energjetik, ndryshimet klimatike, energjitë e rinovueshme dhe lëvizjen urbane, veçanërisht në dritën e pandemisë ekzistuese të Covid-19 dhe pasojave të saj.

Forumi për Mjedisin Jetësor për Ballkanin Perëndimor kishte për qëllim rrjetëzimin e deputetëve maqedonas me kolegët nga rajoni, si dhe me studiuesit e rinj dhe vendimmarrësit e ardhshëm në këtë fushë.

Në këtë kontekst të përgjegjësisë kolektive, deputetja Beti Stamenkoska-Trajkoska theksoi: "Sjellja e qëndrueshme ndaj natyrës sot, mund dhe do të bëjë ndryshime në të ardhmen." Ta mbrojmë mjedisin jetësor në aspektin global dhe lokal - konkludoi ajo.

Click