Aktivitetet

E premte, 30 korrik 2021

Brifing i rregullt i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e mediumeve

Në brifingun e sotëm të rregullt mujor me përfaqësuesit е mediumeve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i  informoi të pranishmit se më 6 gusht do e nënshkruajë Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me afatet në rregullativën ligjore dhe se zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor. 

Në drejtim të punës së Kuvendit, Kryetari Xhaferi theksoi se deputetët më 2 gusht shkojnë në pushim kolektiv dhe në a të periudhë nuk do të ketë seanca, mirëpo gjithsesi, në rast se ka çështje urgjente dhe të pashtyeshme në rendin e ditës. nuk e përjashton mundësinë për mbledhjen e tyre të sërishme. Pritet që deputetët të kthehen në punë në fund të muajit gusht dhe në shtator më do të vazhdohet edhe me seanca të reja.

Click