Aktivitetet

E mërkurë, 28 prill 2021

BRIFINGU I RREGULLT MUJOR I KRYETARIT XHAFERI

Në "Brifingun e sotëm me gazetarë", bisedohej rreth imunizimit për mbrojtjen nga virusi KOVID - 19 me anë të vaksinimit të deputetëve ndërsa gazetarët ishin të informuar se 88 deputetë dhe rreth 200 përfaqësues të shërbimit të Kuvendit e pranuan dozën e parë të vaksinës Sputnik V. Me këtë hap, Kuvendi lëviz në drejtim të normalizimit të punës dhe efikasitetit të tij më të madh. Në plotësim do të vaksinohen edhe pjesa tjetër e vogël e deputetëve dhe shërbimit në konsultim me personat shëndetësorë. 

 

Duam të theksojmë s se u prezantuan të dhëna nga analizat në lidhje me prezencën e deputetëve në seancat plenare, respektivisht numrat e listave të prezencës që nuk përkojnë me deputetët e pranishëm në sallën e seancave, në drejtim të fitimit të pasqyrës të plotë për punën e Kuvendit dhe efikasitetin e tij në periudhën e kaluar. 

U prezantuan edhe të dhëna nga analiza e ligjeve të bllokuara si edhe analizë e ligjeve që nuk shqyrtohen në lexim të dytë në trupat punues amë edhe krahas afateve të skaduar, si  edhe arsyet për bllokimin e tyre. Me këtë, këto ligje një kohë më të gjatë nuk mund të nxirren, ndërsa Kuvendi nuk mundet tërësisht të kryejë funksionin e vet themelor. 

 

Me gazetarët e respektuar bisedohej edhe për temat tjera aktuale nga jeta kuvendore dhe politike që për momentin na interesojnë. Kryetari Xhaferi mbetet i hapur në komunikimin e vet me mediumet, që qytetarët të fitojnë pasqyrë të vërtetë dhe të qartë përpunon e Kuvendit. 

Click