Aktivitetet

E enjte, 27 maj 2021

Cvetanka Ivanova në Mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, merr pjesë në Mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve (SHSPP), që mbahet më 26 dhe 27 maj 2021 në formatin virtual, brenda Asamblesë së 142-të të Unionit Ndërparlamentar.

Tema kryesore e diskutimit në Mbledhjen e SHSPP-së është: "Roli dhe organizimi i parlamenteve në kohën e pandemisë".

Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve iu referuan organizimit të punës parlamentare në gjendjen e krizës shëndetësore, përshtatjes së procesit legjislativ, transformimit digjital të parlamenteve në kontekstin e pandemisë, përparësive dhe mungesave të mbajtjes së seancave plenare hibride, sfidat e votimit në distancë, programet e vizitorëve dhe ueb konferencat për shkollat, masat e ndërmarra sanitare, sfidat politike, administrative dhe logjistike për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të asambleve parlamentare ndërkombëtare dhe hapat e tjerë pas përfundimit të pandemisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar, Martin Çungong, mbajti fjalim në mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve me prezantim mbi aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian.

Shoqata e Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve është trup konsultativ i Unionit Ndërparlamentar, i cili përfshin Sekretarët e Përgjithshëm të Parlamenteve - anëtarë të UNP-së. Në mbledhjet e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm, të cilat zhvillohen paralelisht me ansambletë e rregullta të UNP-së, shkëmbehen mendime mbi çështjet profesionale nga puna e parlamenteve, gjatë të cilave anëtarët e Shoqatës përgatisin raporte dhe prezantime për tema të caktuara dhe diskutojnë për to.

Click