Aktivitetet

E hënë, 16 nëntor 2020

Debat mbikëqyrës për Bankën Eurostandard 

Komisioni për Financim dhe Buxhet, më 13 nëntor 2020, në kuadër të Mbledhjes së Pestë, mbajti debat mbikëqyrës me temë: "Përcaktimi i arsyeve dhe zbatimi i ligjeve në procedurën që dërguan në falimentim të Bankës Eurostandard SHA Shkup".

Në debat, përveç kryetarit të Komisionit, Timço Mucunski, morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit: Kostadin Kostadinov, Marija Georgievska, Panço Minov, Dime Vellkovski, Ivan Jordanov, Zoranço Jovançev, Bojan Stojanoski, Dafina Stojanoska, Arbër Ademi, Arta Bilalli-Zendeli dhe Elmi Aziri; nënkryetarja e Komisionit, Marija Petrushevska dhe zëvendësanëtarët e Komisionit: Daniella Markovska, Kastriot Rexhepi, Lolita Ristova, Jovan Mitreski, Brane Petrushevski, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Bajram Kadria dhe Ilire Dauti.

Në mbledhjen morën pjesë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Nikolla Micevski; deputetët Gordana Siljanovska-Davkova, Lidija Tasevska, Bastri Bajrami, Lupço Dimovski, Mirosllav Jovanoviq, Eli Panova, Gjorgjija Sajkoski, Antonijo Milloshoski, Bllagica Llasovska, Dajanço Eftimov, Snezhana Kaleska-Vançeva, Petar Risteski, Zllatko Penkov, Lupço Prenxhov, Dimitar Apasiev, Jadranka Pockova, Angjelinka Petkova, Sinisha Stojanoski, Fadil Zendeli, Aleksandar Nikollovski dhe Lidija Petkovska.

Kryetari i Komisionit, Mucunski, në fjalimin e tij hyrës theksoi se ky është debati i parë mbikëqyrës që e zbaton Komisioni për Financim dhe Buxhet, në përputhje me Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili drejtpërdrejt i referohet pjesës së kompetencës së mbikëqyrjes së pushtetit ligjvënës. Në pajtim me nenin 68 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi ushtron kontroll dhe mbikëqyrje politike mbi Qeverinë dhe bartësit e tjerë të funksioneve politike që janë përgjegjës ndaj tij dhe brenda ushtrimit të detyrave nga kompetenca e tij, ka të drejtë të miratojë edhe vendime, deklarata, rezoluta, rekomandime dhe konkluzione. Debati mbikëqyrës është një nga mekanizmat e parashikuar për mbikëqyrjen parlamentare dhe kontrollin e pushtetit ligjvënës mbi punën e pushtetit ekzekutiv, si dhe instrumentin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore.

Kryetari Mucunski shpreson se debati mbikëqyrës do të tërheqë vëmendjen e publikut, institucioneve shtetërore dhe palëve të interesuara dhe se do të kontribuojë në marrjen e përgjigjeve jashtëzakonisht të rëndësishme nëse janë ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme nga institucionet kompetente për çështjen në fjalë në debatin mbikëqyrës.

Mucunski theksoi se ky debat mbikëqyrës është e një rëndësie të madhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me qëllimin kryesor të marrjes së informatave konkrete dhe relevante dhe mendimeve profesionale në lidhje me zbatimin e politikave dhe zbatimin e ligjeve. Përveç interesit të madh të qytetarëve dhe palëve të interesuara, debati mbikëqyrës është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit dhe mbrojtjen e stabilitetit, sigurisë dhe funksionalitetit të sistemit tonë bankar, si dhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve të tilla ose të ngjashme në të ardhmen.

Debati mbikëqyrëse, theksoi Mucunski, do të kontribuojë që Komisioni të ketë një pasqyrë reale dhe t'i marrë të gjitha informatat e domosdoshme relevante në lidhje me arsyet që çuan në hapjen e procedurave të falimentimit të Bankës Eurostandard SHA Shkup, si dhe zbatimin e ligjeve nga institucionet kompetente përpara fillimit dhe brenda rrjedhës aktuale të procedurës së falimentimit, që do të jetë bazë reale që Komisioni të jetë në gjendje të miratojë edhe konkluzione konkrete në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Në debatin mbikëqyrës në rolin e dëshmitarëve, deklarata gojore dhe përgjigje për pyetjet e bëra dhanë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska; prokurori publik Lubomir Joveski; ministri i Financave, Fatmir Besimi; drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi; drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Financiar, Bllazo Trendafilov; akademiku Abdulmenaf Bexheti; profesori Nikolla Popovski, anëtari i BMMZH-së; profesori Gligor Bishev, anëtari i Asociacionit Bankar të Maqedonisë; Trifun Kostovski, aksioneri me shumicë në Bankën Eurostandard dhe Olivera Klinçarova, anëtare e Këshillit Iniciativë të Shoqatës së Personave të Dëmtuar Fizikë dhe Juridikë "Drejtësi për Kursimtarët".

Gjatë debatit mbikëqyrës, pyetje për përfaqësuesit (dëshmitarët) e autorizuar shtruan kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, Timço Mucunski dhe deputetët: Antonijo Milloshoski, Dimitar Apasiev, Elmi Aziri, Jovan Mitreski, Zoranço Jovançev, Aleksandar Nikollovski, Snezhana Kaleska-Vançeva, Marija Georgievska, Gjorgjija Sajkoski, Lupço Prenxhov, Dime Vellkovski, Bllagica Llasovska, Lolita Ristova, Brane Petrushevski, Arbër Ademi, Bojan Stojanovski, Zllatko Penkov, Kastriot Rexhepi, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Arta Bilalli, Lidija Petkovska dhe Panço Minov.

Për shkak të përfundimit të listës së pjesëmarrësve (dëshmitarëve) të pranishëm në debatin mbikëqyrës, kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, Timço Mucunski, e ndërpreu mbledhjen. Ai informoi se Komisioni për Financim dhe Buxhet, në bazë të debatit dhe të gjitha deklaratave të dhëna, materialet dhe informatat e dorëzuara, në mënyrë plotësuese do të vendosë nëse ka nevojë që të ftojë dëshmitarë të tjerë ose që të sqarojë çështje të caktuara duke kërkuar informata shtesë. Nëse Komisioni miraton vendim se i ka përfunduar të gjitha burimet e informatave dhe konkludon se ka të dhëna të mjaftueshme, do të propozojë konkluzione dhe rekomandime dhe në koordinim do ta përcaktojë datën për mbajtjen e vazhdimit të debatit mbikëqyrës në të cilën ato do të vendosen për miratim. 

Click