Aktivitetet

E martë, 28 dhjetor 2021

DEKLARATA VJETORE PËRMBYLLËSE PËR MEDIAT E KRYETARIT XHAFERI

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar mediume, 
Sot ju ftova në dhënien e kësaj deklarate vjetore përfundimtare e cila gjithsesi përmes jush do të arrijë edhe te qytetarët tanë të nderuar a edhe te të gjithë ato që janë të interesuar për punën dhe shkallën e funksionimit dhe efektivitetit të dhomës ligjvënëse. 

Për fat të keq, edhe këtë vit ishim të detyruar të funksionojmë duke i ndjekur protokollet e mbrojtjes nga KOVID-19, që kuptohet, imponoi ndryshime të caktuara në punën e përditshme të dhomës ligjvënëse. Krahas kësaj, në mënyrë konstante kishim mungesë të deputetëve për shkak të sëmurjes me virusin.    

Seancat e komisioneve dhe ato plenare, siç e dini, zhvilloheshin pa prezencën Tuaj, që ishte handikap edhe për Ju edhe për ne, mirëpo, këtë e impononin protokollet shëndetësore. Përpiqeshim të mos ketë ngjarje tjera, tubime, në të cilat do të kishte grup më të madh të njerëzve në hapësirë të mbyllur. Edhe më tej vazhduam seancat plenare ti mbajmë në Sallën e Madhe të Kuvendit, më e njohur si Kupola, që në anën tjetër impononte mënyrë të thjeshtëzuar të votimit dhe numërimit të votave të deputetëve.  

- Për shkak të protokolleve u ndërprenë edhe vizitat e organizuara të qytetarëve në Kuvend, dhe të njëjtat zhvilloheshin në mënyrë virtuale.  

- Këtë vit kishim edhe zgjedhje të rregullta lokale të cilat imponojnë kufizime të caktuara në bazë të rregullores për punë të Kuvendit, për punë në kohë të aktiviteteve zgjedhore, kështu që, në atë periudhë nuk mbanim seanca plenare dhe të komisioneve. 

- Krahas kësaj, e kini të njohur se pas zgjedhjeve dhe pas dorëheqjes së paralajmëruar të Kryetarit të Qeverisë, patëm një periudhë të jetës së pasigurt politike në vend, që shkaktoi funksionim të pjesshëm apo teknik të institucioneve vendore, ndër të cilat natyrisht edhe Kuvendi.  

- Megjithatë, edhe në kushte të këtilla kufizuese, dhoma ligjvënëse e konfirmoi efektivitetin dhe produktivitetin e vet në kushtet e dhëna. Në këtë kontekst, siç mund të shihni edhe vetë nga

Pasqyra e shpërndarë, mund të konkludojmë rezymenë në vijim, gj.gj.:
Prej gjithsej 59 seanca plenare, 39 janë përfunduar;
Seanca plenare të papërfunduara janë gjithsej 20:
Gjithsej ligje të nxjerra në vitin 2021 janë 209; 
- Me procedurë të rregullt janë 111;
- Me procedurë të shkurtuar janë 79;
Sipas parashtruesit:
- 188 janë parashtruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut:
- 21 janë parashtruar nga deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Krahas kësaj, janë nxjerrë 21 ligje për ratifikimin e marrëveshjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendeve tjera;  

Pika të mbetura, të papërfunduara që duhet të shqyrtohen në seanca të komisioneve amë për procedim të mëtejshëm në seancë plenare sipas trupave amë janë si në vijim: 
Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave - 7 pika;
Komisioni i Çështjeve Evropiane - 12 pika;
Komisioni i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive- 10 pika;
Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë - 1 pikë;
Komisioni i Shëndetësisë - 2 pika;
Komisioni i Financave dhe Buxhetit - 6 pika;
Komisioni i Arsimit, Shkencës dhe Sportit - 5 pika;
Komisioni i Çështjeve Evropiane - 4 pika;
Komisioni i Transportit, Lidhjeve dhe Ekologjisë - 9 pika.

Nga gjithë e lartpërmendura, mund të konkludoj se përpiqeshim që dialogu politik, kryqëzimi i argumenteve dhe beteja për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave ligjore për lehtësimin e  jetës së qytetarëve tanë të zhvillohet këtu, në suazat e dhomës së demokracisë dhe kjo mund të shihej përmes kanalit televiziv të Kuvendit dhe me ndjekjen e seancave përmes strimingut.  

Të nderuar mediume, 
Nuk them se kjo ishte maksimalja që mund të bënim, përkundrazi, gjithmonë mundet më shumë, mirëpo, ju siguroj se obligimet tona kushtetuese dhe me Rregullore do të vazhdojnë edhe më tej të jenë korniza themelore në të cilën do të lëvizë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.   

 

Ju uroj shëndet të mirë, sukses në planin personal dhe profesional dhe gëzuar dhe me bereqet Viti i Ri 2022!   

Dhe, edhe diçka krejtësisht në fund, më lejoni të shfrytëzoj këtë rast dhe t'ia uroj ditëlindjen të nderuarës Sonja Nikollovska, e cila është raportuese shumëvjeçare nga Kuvendi dhe është praktikisht pjesë e dhomës ligjvënëse, dhe ti uroj shëndet të mirë, fat dhe sukses në kryerjen e detyrës!




Click