Aktivitetet

E premte, 15 janar 2021

Deklaratat solemne të anëtarëve të sapoemëruar të KSHZ-së

Sot, para Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, anëtarët e sapoemëruar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhanë deklaratë solemne. 

 

Anëtarët e rinj të trupit më të lartë zgjedhor në shtet, të cilët u zgjodhën më 12 janar 2021, janë: Aleksandar Dashtevski, kryetar; Ditmire Shehu - nënkryetare dhe anëtarët: Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Radica Risteska, Boban Stojanoski dhe Krenar Loga.

Click