Aktivitetet

E martë, 6 korrik 2021

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 29-të Vjetor të AP-së së OSBE-së

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Igor Janushev, shef i Delegacionit, Monika Zajkova dhe Halil Snopçe, anëtarë të delegacionit, merr pjesë në Sesionin e 29-të Vjetor të AP-së së OSBE-së, që mbahet nga 30 qershor deri më 6 korrik 2021 në formatin hibrid.

Të tri komisionet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor dhe Komisioni për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Humanitare mbajtën mbledhje virtuale më 30 qershor, 1 dhe 2 korrik 2021.

Në mbledhje u diskutuan raportet me temë: "Forcimi i multilateralizmit në kohën e krizës globale: thirrja parlamentare për veprim në të ardhmen". Në formatin hibrid, përkatësisht me prani të kufizuar fizike në Selinë e OSBE-së në Vjenë dhe në internet, më 5 dhe 6 korrik mbahen mbledhja e Komitetit të Përhershëm, me anëtarët e Byrosë dhe shefat e delegacioneve nacionale në AP-së së OSBE-së dhe Sesioni Plenar.

Në hapjen e Sesionit Plenar para deputetëve mbajtën fjalime: Lord Piter Bounes, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili informoi për aktivitetet e kësaj Asambleja Ndërkombëtare dhe An Linde, kryesuese e OSBE-së dhe ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë, e cila iu referua prioriteteve të Kryesimit Suedez të OSBE-së dhe qëllimeve dhe aktiviteteve të planifikuara.

Shefi i Delegacionit në AP-në e OSBE-së, Igor Janushev, mori pjesë në debatin e përgjithshëm në Sesionin Plenar, duke shprehur mbështetjen për përpjekjet e Kryesimit Suedez për të forcuar multilateralizmin dhe për t'i çuar përpara përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në rajonin e OSBE-së. Ai u përqendrua në bashkëpunimin e frytshëm midis Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të forcimit të pavarësisë parlamentare, funksionin e mbikëqyrjes dhe rolin demokratik, si dhe promovimin e barazisë gjinore.

Janushevi theksoi se pandemia me Kovid-19 tregoi se solidariteti, koordinimi dhe bashkëpunimi kanë rol të pazëvendësueshëm në trajtimin e sfidave aktuale dhe në një moment kaq kritik, OSBE-ja duhet të jetë platforma kryesore për angazhimin e përbashkët në tejkalimin e dallimeve dhe rritjen e bashkëpunimit të sigurisë.

Gjatë Kryesimit tonë me OSBE-në në vitin 2023, së bashku me vendet e tjera pjesëmarrëse, do të vazhdojmë me aktivitetet për zgjidhjen e konflikteve dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet Organizata.

Sesioni Vjetor pritet me votim në largësi të zgjedhë kryetarin, tetë nënkryetarët dhe arkëtarin e AP-së së OSBE-së, si dhe anëtarët e byrove të të tria komisioneve. Votimi kryhet përmes sistemit elektronik që garanton fshehtësinë e votimit, sigurinë e platformës së votimit dhe mbikëqyrjen e procesit të votimit.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet nga 323 parlamentarë nga 57 vende në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut. Asambleja siguron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së mbi çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor.

Click