Aktivitetet

E hënë, 21 qershor 2021, Antalia

Deputetët Trajanov dhe Ismaili në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së

Në kuadër të Sesionit të Tetë Plenar të AP-së së PBEJL-së që po mbahet nga 21 deri më 23 qershor 2021 në Antalia, Turqi u mbajt mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Mbledhja u mbajt në formatin hibrid, përkatësisht me prani fizike dhe online.

Në mbledhje morën pjesë delegacionet nga Greqia, Serbia, Turqia, Sllovenia, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia dhe Bullgaria. Deputetët Pavle Trajanov dhe Hysni Ismaili morën pjesë në punën e komisionit. Gjatë debatit të amendamenteve mbi Propozim-deklaratën përfundimtare, deputeti Pavle Trajanov theksoi se përpjekjet duhet të vazhdojnë për formimin e Sekretariatit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së, sepse profesionalizmi do ta avancojë punën e kësaj organizate parlamentare rajonale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.

 

Në fund të mbledhjes së Komitetit të Përhershëm, të gjithë deputetët e konfirmuan Deklaratën Përfundimtare që do të miratohet në Sesionin e Tetë Plenar që do të mbahet më 22 qershor.

Click