Aktivitetet

E mërkurë, 28 tetor 2020

E-KONFERENCË PËR PARLAMENT TË HAPUR

Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Programin për mbështetje parlamentare organizoi konferencë virtuale për Parlament të hapur - Plan veprimi për Partneritet për pushtet të hapur 2021-2023. 

Kjo e-konferencë është pjesë e Javës globale të transparencës së legjislacionit #GLOW2020 të organizuar nga ana e Rrjetit për Parlament të hapur (OPeN) nga 26 deri në 30 tetor 2020.

Në e-konferencën fjalim mbajtën z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Sibil Suter Tehada, ambasadore e Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe znj. Cvetanka Ivanova, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët e theksuan nevojën që Kuvendi të mbetet i përkushtuar në angazhimin për rritjen e transparencës së vet. Në vazhdimin, z.  Zllatko Atanasov, udhëheqës i Institutit Parlamentar, znj. Gordana Gapiq Dimitrovska, këshilltare shtetërore në MSHIA dhe koordinatore nacionale për POV dhe znj. Sandra Pernar, koordinatore e lartë rajonale e POV për Evropë, i theksoi prioritetet e parlamenteve që janë përfshirë në Partneritet për pushtet të hapur, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Gjithashtu, 68 pjesëmarrës, mes tyre edhe deputetë, të punësuar në shërbimin e Kuvendit, përfaqësuesit e Këshillit të përkohshëm për Partneritet për pushtet të hapur, si dhe përfaqësuesit e rrjetit të Partneritetit për pushtet të hapur, diskutuan në lidhje me tre temat e ardhshëm: Kuvendi me përgjigje të hapur dhe rimëkëmbje të hapur nga Kovid 19, Infrastrukturë e përmirësuar TIK në Kuvend, dhe Pjesëmarrja e qytetarëve/parlament i hapur.

Diskutimi rezultoi në ide dhe propozime për: pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe organizatave civile në punën e Kuvendit, qasje më të lehtë në deputetët dhe në trupat e Kuvendit, si dhe mundësitë për pjesëmarrje virtuale të qytetarëve, në situata kur prezenca fizike nuk është e mundshme. Pas përfundimit të konferencës, Kuvendi do të formojë grup pune të përbërë nga deputetë, të punësuar në shërbimin e Kuvendit dhe përfaqësues të organizatave civile që e ndjekin punën e Kuvendit. Pastaj, Kuvendi përmes Institutit parlamentar, do të përgatisë propozim angazhime të cilat do t'i dorëzojë në rrjetin e organizatave civile për POV që të marrë informata kthyese.

Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e transparencës, përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe avancimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitetet e Kuvendit.  

Click