Aktivitetet

E premte, 29 janar 2021

FAZA E RADHËS:KANALI I KUVENDIT

Sot u mbajt ngjarja e organizuar bashkërisht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programi i Mbështetjes Parlamentare që kishte për qëllim dialogun me temë "Reforma e Kanalit të Kuvendit dhe avancimi i transmetimit parlamentar", në kuadër të serisë së dialogëve politikë të quajtur - "Biseda malore".

 

Në ngjarjen ishin të pranishëm dhe morën pjesë në diskutim Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit, z. Goran Misovski dhe z. Fadil Zendeli, koordinatorët ose zëvendës koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, z. Dime Vellkovski, z. Nikolla Micevski, z. Arbër Ademi, z. Skender Rexhepi, Sekretarja e përgjithshme znj. Cvetanka Ivanova, përfaqësuesit e partnerëve nga Programi - ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, SH.S. Sibil Zuter Tejada, lideri i ekipit të NDI-së në Maqedoninë e Veriut, z. Robert Skot Hejslet, si dhe përfaqësuesit e Shërbimit të Kuvendit dhe përfaqësuesit e partnerëve të Programit. Si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv në eveniment ishte i pranishëm Kryeministri z. Zoran Zaev i cili dha mbështetje të madhe për realizimin e kësaj reforme.

 

Në fjalimin e tij, Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi theksoi se faza e radhës e "Programit të Mbështetjes së Kuvendit" në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, SDC-në dhe NDI-në është përafrimi i procedurave parlamentare te qytetarët, mënyrat në të cilat ata mund të përfshihen në përmirësimin e funksionalitetit të Kuvendit përmes operacionalizimit të përgjithshëm të Kanalit të Kuvendit, duke e ndjekur shembullin e shumë parlamenteve në botë, me studio të Kuvendit, të pajisur me teknologjitë më të reja, kuadrin e kualifikuar dhe profesional dhe hapësirën për përmbajtje të ndryshme në lidhje me punën e deputetëve dhe Kuvendit.

 

Reforma e Kanalit të Kuvendit parashikohet në përputhje me Planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2021 - 2023, si pjesë e qëllimeve për parlament të hapur dhe si pjesë e Programit të Mbështetjes Parlamentare. Qëllimi i evenimentit të sotëm është arritja e marrëveshjes midis të gjithë faktorëve të interesuar dhe gjetja e modaliteteve në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të përgjithshme për transparencë dhe llogaridhënie të Kuvendit. Realizimi i reformës së përgjithshme është si pjesë e Programit të Mbështetjes Parlamentare të zbatuar nga Instituti Demokratik Nacional dhe i mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane e Zhvillimit. 

Mund të lexoni më shumë rreth këtij programi në këtë link. https://www.sobranie.mk/shvajcarska-poddrshka-na-sobranieto.nspx.

  

Click