Aktivitetet

E enjte, 26 nëntor 2020

FJALIM I ADEMIT NË PUNËTORINË: UDHËRRËFYESI I MAQEDONISË SË VERIUT PËR BE"

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, mori pjesë në punëtorinë, e organizuar nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) në bashkëpunim me z. Fransoa Lafond, këshilltarë në SEP, kishte fjalim në sesionin "Udhërrëfyesi i Maqedonisë së Veriut për BE-në", pas Evropiane 2021, sfida e ashtuquajtur Bashkimi Evropian. Në fjalim e tij z. Ademi, fliste për dimensionin parlamentar të proceseve euro integruese të vendit, në dritën e ngjarjeve më të reja pas takimit të fundit të Këshillit të ministrave të BE-së më 17 nëntor, në të cilin nuk na ishte miratuar Korniza e Negocimeve. 

Në atë kontekst, theksoi se duhet që çështjet bilaterale, në rastin tone me Bullgarinë fqinje, të mos jetë pengesë për fillimin e negociatave për anëtarësimin tone në familjen evropiane.  Theksoi, se shteti ynë ka qëndrim pozitiv për marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët dhe në atë kontekst dhe me Bullgarinë fqinje.  

Më pas, Ademi, theksoi se duhet të shikojmë në të ardhmen dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet, me qëllim që procesi ynë euro integrues të shkojë përpara. 

Prandaj, theksoi Ademi, duhet t'i pranojmë dallimet dhe të gjejmë mënyrë për të ecur përpara, kurse të kaluarën tua lëmë punëtorëve të shkencës, të cilët nuk janë të ngarkuar nga çështje politike dhe dinamike, në mënyrë që të bëjnë punën e tyre me vullnet të mirë dhe besim duke arritur gjuhë të përbashkët për të ndërtuar urë në një histori të përbashkët.

Në punëtori fjalimet e tyre kanë zëvendëskryeministri për çështje evropiane në Qeveri, z. Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Dejvid Gir, si dhe ambasadorët e Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës Franceze dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në nivelin e ekspertëve, bashkësia tink tenk dhe shoqëria civile. 

Click