Aktivitetet

E martë, 22 qershor 2021

FJALIM I NËNKRYETARIT MISOVSKI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË 57-të TË PABSEK

I nderuar kryesues, 
Të nderuar kolegë,  
Mysafirë,  
Zonja e zotërinj,  
Më paraqet nder dhe kënaqësi të madhe, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju dëshiroj punë të suksesshme dhe diskutim të frytshëm, si dhe t’ju falënderoj për anëtarësinë tonë në këtë Organizatë të rëndësishme.  

Dua t'ju informoj se parlamenti ynë do ta aktivizojë anëtarësimin e tij nga janari 2022. 

Të nderuar miq,  
Nga fillimi, BSEK dhe PABSEK kanë përfaqësuar tentativë të pavarur të vendeve të rajonit për t’i organizuar marrëdhëniet e ndërsjella në nivel multilateral në frymën e kooperativitetit dhe kolegjialitetit. Bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve mbetet strumtullari kryesor për dialog të suksesshëm politik dhe diplomatik, për fuqizimin e proceseve të eurointegrimeve, për fuqizimin e lidhjeve ekonomike në rajon si dhe për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërive tona. 

Asambleja parlamentare e bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) padyshim i jep vlerë të re diplomacisë parlamentare, mirëpo është edhe faktor i rëndësishëm i kohezionit, bashkëpunimit dhe i komunikimeve ndërmjet vendeve të rajonit. 
Besoj që të gjithë i kemi mësuar leksionet historike që, para se gjithash, dialogu dhe bashkëpunimi kurse jo luftërat janë zgjidhje e problemeve dhe e çështjeve të hapura. 

Të nderuar kolegë, 
Asambleja parlamentare, nga formimi i vet u vërtetua si forum i rëndësishëm organizativ dhe do të thoja, edhe mekanizëm efikas për arritje të parimeve dhe vlerave fondamentale për vendet-anëtare. 

Ne, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thelbësisht punojmë për përmbushjen e qëllimit tonë – përafrimin e idelaeve, parimeve dhe standardeve evropiane me vendin tonë, mirëpo edhe përafrim të Maqedonisë së Veriut me Evropën. Kemi konsensus për këtë nga të gjithë faktorët politik relevant.  
Gjithë kjo është motiv i fortë, por edhe obligim për shumicën aktuale parlamentare dhe për qeverinë që në mënyrë maksimalisht të përkushtuar të punojnë në reformat e domosdoshme, por edhe për tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura që i ngarkojnë marrëdhëniet bilaterale me fqinjtë tonë dhe rajonin në përgjithësi. 

Zonja dhe zotërinj,  
Sipas kësaj, jam i bindur që PABSEK dhe forumet tjera organizative mund të ndihmojnë në gjendjen e përgjigjeve dhe masave të sakta në proceset rrjedhëse gjeostrategjike. Përgjigje që do të na çojnë drejtë përforcimit të rajonit dhe të çdo vendi anëtar veçmas. Në të njëjtën kohë, kontributi ynë do të jetë t’i fuqizojmë paqen, pozitën dhe rolin e organizatës në rrjedhat globale gjeostrategjike që zhvillohen në nivel botëror. 

Të dashur kolegë, 
Në fund, më lejoni të theksoj që, ne, si përfaqësues të zgjedhur kemi për obligim t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të miratojmë ligje efikase e të qarta në favor të qytetarëve. PABSEK, që mbështetet në shtyllat e pronësisë rajonale, solidaritetit dhe inkluzivitetit është forum i shkëlqyeshëm për shkëmbim mendimesh, projekte të përbashkëta dhe shkëmbim të përvojave për praktikat më të mira.

Ju faleminderit.   

Click