Aktivitetet

E mërkurë, 9 dhjetor 2020

FJALIM I NËNKRYETARIT MISOVSKI NË NGJARJEN PËR SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT 

I nderuar zëvendëskryetarë i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, z. Lupço Nikollovski, 
i nderuar ministër i drejtësisë, z.Bojan Mariçiq,   
E nderuar kryetare e Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit, znj. Ivanovska, 
I nderuar ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ekselenca Juaj z. Dejvid Gir,
I nderuar përfaqësues I platformës për organizata civile për luftë kundër korrupsionit,
Medie të nderuara,
Zonja dhe Zotërinj ,
Më lejoni në emër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.  Talat Xhaferi, në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  të përshëndes ngjarjen e sotme me të cilën shënohet Ditën Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit, e cila për fat të keq duket se ka ekzistuar gjithmonë dhe vazhdimisht e brenë shoqëritë, e varros themelin dhe funksionimin e shëndetshëm të institucioneve, si rrjedhim i asaj, aparatit shtetëror të një vendi. Me secilën fazë të mëvonshme të zhvillimit demokratik të një vendi dhe sjellja korruptuese përshtatet dhe gjendet mënyra shpikëse me të cilat e minon çdo qëllim të mirë, çdo ligj dhe akt nënligjor të shkruar mirë që kërkon të zbulojë, parandalojë, zvogëlojë dhe ndëshkojë këto paraqitje negative dhe ngjarje të pafavorshme.  

Shënimi në të vërtetë, nuk është ditë me të cilën festohet diçka, por përkundrazi, është vetëm një kujtesë  për të gjithë politikë bërësit shtetërorë, për të gjithë zbatuesit e politikës shtetërore dhe për të gjitha organet që janë krijuar, formuar dhe mbështetur për të kryer mbikëqyrjen dhe të jenë vigjilent ndaj çdo manifestimi të këtij fenomeni negativ në mënyrë që të parandalojnë ose pamundësojnë fillimin dhe përhapjen në kohën e duhur, dmth. sëmundja e segmenteve në rritje të strukturës shoqërore, për të qenë edhe më të vendosur, të determinuar dhe të fortë në luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe në ngritjen e vetëdijes për këtë të keqe. Gjatë asaj, masa dhe udhëzuesi themelor duhet të jetë fjala e ligjit dhe Kushtetutës, akti më i lartë legjislativ i një vendi, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, mbrojtësi i çdo qytetari i cili, para së gjithash dhe mbi të gjitha , duhet të respektojë të drejtën para ligjit, dhe kjo është - supozimi i pafajësisë, deri në momentin kur gjyqësori do të bëjë një pafajësi ose një vendim dënimi, kuptohet me  dënim të përshtatshëm për veprën. Gjatë asaj, në asnjë moment nuk duhet të harrojmë që çdo individ, me çdo procedurë, vendim që merr, dhe që nuk në korniza të ligjit, pa marrë parasysh sa është më pak i rëndësishëm, i parëndësishëm në të gjithë sistemin, ai fillon rrethin, i cili më pas zgjerohet gjithnjë e më shumë, duke përfshirë segmente më të mëdha, persona, institucione, duke krijuar një rreth magjik nga i cili është e vështirë të dalësh. Prandaj, për të qenë të gjithë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, transparent dhe të përgjegjshëm, secili në fushëveprimin e vet, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të shërojmë indet e sëmura. Sigurisht, ky nuk është një proces i shpejtë, por besoj se jemi në rrugën e duhur, domethënë kemi të gjitha parakushtet që të jetë kështu. 

Mendoj gjithsesi,  në Ligjin për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave qëllimi kryesor i të cilit është të forcojë rolin dhe pavarësinë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe përgjithësisht të forcojë kornizën ligjore dhe institucionale anti-korruptuese dhe të arrijë një parandalim dhe luftë më efektive kundër korrupsionit.  Sidoqoftë, unë nuk do të flas për Strategjinë Nacionale të miratuar për Luftën kundër korrupsionit 2020-2024, të hartuar dhe miratuar nga Komisioni,  për atë është ftuar të flas kryetarja e  Komisionit, vetëm do të them se mënyra e përgatitjes së strategjisë, spektri i gjerë i profesionistëve nga sfera, megjithatë, palët e interesuara të përfshira në përgatitjen dhe transparencën e tij gjatë gjithë procesit duhet të vlerësohen. Plani aksionar, është udhëheqës për të gjitha institucionet, për atë ku kanë ngelur, dhe në cilin drejtim duhet të lëvizin, të fitohet pasqyrë reale dhe kontroll e asaj që është afatshkurtër, kurse është qëllim afatgjatë.  Të nderuar, më lejoni të ndalem në shtëpinë legjislative, si institucioni më i lartë legjislativ në të cilin miratohen ligje që janë baza për çdo veprim të mëtejshëm të aparatit shtetëror. Siç e keni të njohur, Kuvendi u shpërnda në 16 shkurt dhe mori vendim në 12 prill 2020, që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të thotë se kishim një Parlament  jofunksionale. Për të qenë situata edhe më e keqe, ne, rajoni dhe bota në përgjithësi, jemi përballur dhe fatkeqësisht po merremi akoma me pandeminë globale të KOVID-19, e cila ka tronditur sistemet shëndetësore dhe ekonomike të secilit vend individualisht dhe protokollet e nevojshme shëndetësore të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore kanë imponuar një mënyrë tjetër të funksionimit të institucioneve dhe të gjithë sektorëve në vend. E them këtë sepse dua të sqaroj pse Kuvendi, dhe para Kuvendit, Qeveria dhe Ministritë përkatëse në Qeveri nuk arritën të përmbushin afatet e përcaktuara në Planin Aksionar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit, në Ligjin për Gjykatat, në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, në Ligjin për Objektet Sportive në pronësi të shtetit, pastaj për vendosjen e evidencës së vetme të sendeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj mos-miratimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillim të Medieve për periudhën 2021 -2025 dhe ndryshimet në Ligjin për Medie dhe Kodin Zgjedhor.Sidoqoftë, unë jam optimist, duke pasur parasysh angazhimin tonë strategjik për të qenë  anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian, pa marrë parasysh sa e pakuptueshme mund të duket në këto ditë të vështira për vendin tonë, për institucionet tona dhe diplomacinë, në fund të fundit, për qytetarët tanë të cilët pa rezerva besojmë në vlerat evropiane dhe drejtësinë, se ne do të vazhdojmë pa hezitim në rrugën e integrimit evropian, përmbushjen e normave dhe standardeve që do të sigurojnë një jetë më të mirë për qytetarët tanë, një trajtim të drejtë dhe të barabartë para drejtësisë, respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre dhe respektimin e kushteve të drejta dhe të barabarta dhe mundësimin e kushteve korrekte dhe të barabarta në tregun e punës. Do ta bëjmë atë për të mirën e qytetarëve tanë, për të mirën e shtetit dhe për ardhmërinë e gjeneratave tona të ardhshme.   

Zonja dhe zotërinj, 
Kuvendi ka qenë dhe do të ngelet shtëpia e demokracisë, shtëpia e qytetarëve ku zëri i tyre është shndërruar në legjitimitetin e deputetëve.  

Ne do të vazhdojmë të praktikojmë transparencën në punën, duke publikuar të gjithë informacionin nga karakteri publik, jemi transparent edhe për bashkëpunim dhe raportim shtesë nëse shfaqen informacione të pasakta ose spekulime me qëllim të keq në publik. Është e mjaftueshme të kërkohet informatë e saktë nga subjekti përgjegjës.  Për ne është besimi thelbësor i qytetarëve tonë dhe për atë ngelemi transparent dhe të hapur deri në fund për publikun. 

Zonja dhe zotërinj, Znj. Ivanova, Ju shpreh mbështetjen time dhe ju inkurajoj që të vendosni edhe më vendosmërisht për të luftuar korrupsionin, natyrisht duke respektuar të drejtën e garantuar me kushtetutë për shpalljen e pafajësisë, kurse Kryetari Xhaferi, unë dhe e gjithë shtëpia ligjvënëse jemi në dispozicion për bashkëpunim dhe ndihmë brenda kompetencave tona. 

Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju dëshiroj punë të suksesshme.  

Click