Aktivitetet

E hënë, 21 qershor 2021

Fjalim i nënkryetarit Misovski për lansimin e Strategjisë së re të Zvicrës për bashkëpunim 2021-2024

Të nderuar,
Më lejoni të shpreh mirënjohje në emër të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në emrin tim, si dhe të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë, për interesin dhe resurset të cilat shteti i Zvicrës i investon në demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë si dhe për angazhimin dhe energjinë nga partnerët tonë: Instituti Nacional Demokratik, Qendra për Menaxhim me Ndryshime dhe Instituti për Demokraci, në zbatimin e Programit për Mbështetje Parlamentare i financuar pikërisht nga Konfederata Zvicrane.

Shumica në Parlament, me mbështetje edhe të opozitës, ka filluar disa procese reformuese për ta fuqizuar Kuvendin si degë e veçantë ligjvënëse e pushtetit në sistemin e organizimit të pushtetit shtetëror. Dialogun ndërmjet partive në Parlament, përpjekjen për konsensus ndërmjet opozitës dhe shumicës, e mbrojmë, e zhvillojmë dhe e promovojmë si model për sundim të mirë.

Në këtë luftë për reforma për sundim demokratik, ne dëshirojmë të vetë-rregullohemi dhe të vetë-menaxhohemi njëjtë sikur edhe parlamentet e avancuara në botë. Për ta realizuar këtë, dëshirojmë të arrijmë 4 lloje të pavarësive të Kuvendit edhe atë: administrative, funksionale, financiare dhe për sigurim. Secila nga këto, në mënyra të ndryshme ka ndikuar në mënyrën si punon dhe çfarë ndodh në Kuvend dhe unë si deputet me përvojë shumëvjeçare mund të dëshmoj për të gjitha ngjarjet dhe sfidat në të kaluarën.

Pavarësinë administrative, siç e keni nënvizuar edhe Ju në strategjinë që sot e propozoni, në pjesën për sundim të drejtë, e kemi arritur nëpërmjet ndryshimeve të miratuara ligjore, me të cilat kemi rregulluar status dhe procedura për punësim të shërbimit; kemi përcaktuar marrëdhënie me organet e pushtetit ekzekutiv dhe kemi zbatuar politikë për mbajtje të stafit në shërbim.  Këtë e plotësuam me agjendë për transformim digjital, nëpërmjet prokurimit të kompjuterëve të ri, të pajisjeve për rrjet, automatizimit të nevojave për përkthim dhe kemi publikuar procedurë për softuer për punë materiale, financiare dhe kadrovike. Deviza ynë në këtë pjesë ishte, fillimisht të vendosim themele në kuadër dhe infrastrukturë si bazë mbi të cilën më pas do t’i ndërtojmë aspektet tjera të punës së Kuvendit.

Për pavarësinë e dytë, atë financiare, të pushtetit ligjvënës, kemi përpiluar dispozita për propozimin e Ligjit për buxhete, me të cilin Këshilli Buxhetor i Kuvendit në mënyrë të autonome i përcakton mjetet dhe në mënyrë autonome do të vendos për shfrytëzimin dhe rishpërndarjen e tyre, në pajtim me qëllimet dhe aktivitetet strategjike të tij. Kjo qasje ka dhënë mundësi të përcaktohet edhe marrëdhënia me Ministrinë e Financave dhe me pushtetin ekzekutiv.

Pavarësia funksionale për ne donë të thotë që deputetët në Kuvend miratojnë ligje, i përfaqësojnë qytetarët dhe ushtrojnë mbikëqyrje dhe kontroll mbi pushtetin ekzekutiv, në pajtim me kushtetutën dhe ligjet. Në realizimin e këtyre kompetencave, ne dëshirojmë që funksioni përfaqësues të jetë i ndihmuar me zyra operative dhe tërësisht funksionale për kontakt me qytetarët. Punojmë për proces ligjvënës në të cilin miratohen ligje të cilat janë paraprakisht të konsultuara dhe miratohen në agjendë të parashikueshme me kalendar të aktiviteteve legjislative gjatë vitit. Vlerësoj që sistemi për mbikëqyrje dhe kontroll mbi bartësit tjerë të funksioneve publike është vendosur, por edhe që duhet të punojmë për krijim të “kulturës për mbikëqyrje dhe kontroll”. Të ekzistojë plan për debate publike dhe mbikëqyrëse në nivel vjetor është diçka që e mbështes, por edhe më shumë e mbështes zbatimin e rekomandimeve dhe konkluzioneve nga këto formate, për mbështetjen e praktikave të mira dhe ndërmarrje të përgjegjësisë për praktikat negative.

Në fund, ne besojmë në Parlament të sigurt. Kuvendi dëshiron të vetë-sigurohet. Për atë qëllim, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, procedurat për intervenim të sigurimit brenda dhe rreth ndërtesës, zinxhiri e komandës, koordinimi me MPB-në, protokollet e sigurisë, etj. duhet të reformohen për t’iu përgjigjur nevojave të Kuvendit, që lidershipi parlamentar, kush do që të jetë, të ketë rol qendror në ato procedura. Gjithashtu, përcaktim i parametrit të jashtëm, korridoret e lira për lëvizje gjatë protestave para Kuvendit, flotë e rregulluar e automjeteve, hyrja dhe dalja e automjeteve dhe personave janë gjithashtu të rëndësishme për t’u rrumbullakuar dimensioni i sigurisë.

Informatat parlamentare i përkasin publikut. Jo më pak i rëndësishëm për ne është edhe koncepti për Parlament të hapur, të cilin me hapa konkret e zbatojmë nëpërmjet Planit aksional të ri 2021-2023 ndaj Partneritetit për pushtet të hapur; nëpërmjet trasnparencës së të dhënave financiare; programeve për inkuadrim të qytetarëve, të rinjve, të grupeve të margjinalizuara dhe të grupeve me pengesa; dhe nëpërmjet aktiviteteve për reformë në kanalin kuvendor. 

Të nderuar të pranishëm,
Në bazë të kësaj, dëshiroj të ndaj vizionin tonë për rolin e Kuvendit në vitet në vijim ndërkaq në dritë të propozimit të strategjisë së re të Zvicrës:

  • Si e para, Kuvendi e ndryshon qasjen strategjike në inkorporimin e Planit strategjik 5 vjeçar, në vend të planit të deritanishëm trevjeçar. Kjo do të thotë që periudha për veprimin tonë të përbashkët strategjik përputhet.
  • Vizioni kryesor për zhvillim të Kuvendit duhet të jetë qëllimi strategjik për parlament digjital, përkatësisht në kornizë të parashikueshme kohore krejt atë, që mund të jetë e modernizuar me zgjidhje TKI, ta implementojmë.  Kjo është e nevojshme si për racionalizimin e punës, ashtu edhe të zbatohen përvojat nga kovid 19 pandemia.
  • Për të qenë vendimet tona transparente dhe të bazuara në fakte e informata, Parlamenti inkluziv patjetër të mbetet prioritet. Pjesëmarrja e shoqërisë qytetare në trupat e punës dhe procesi ligjvënës do të kontribuojë për zgjidhje më cilësore dhe të pranueshme ligjore.
  • Kuvendi miratoi edhe Plan për ndjeshmëri gjinore 2020-2021, me aktivitete për avancimin e barazisë gjinore në Kuvend dhe nëpërmjet veprimtarisë ligjvënëse në sferat tjera të shoqërisë. Duke e pasur parasysh që barazia gjinore është temë prioritare horizontale në propozimin e Strategjisë, duhet të gjendet mënyrë për t’u stimuluar kjo temë në politikat të cilat zbatohen si dhe zbatim përkatës i Planit.
  • Përmirësimi i funksionimit të Kuvendit, krijimi i kulturës së mbikëqyrjes dhe kontrollit, qasja ndaj raporteve të revizionit dhe të gjitha aspektet tjera të përmirësimit afarist të punës, të cilat ndër të tjerat janë edhe lëndë e dialogut ndërmjet partive dhe deputetëve në procesin Zhan Mone, është gjithashtu prioritet i rëndësishëm për Kuvendin.
  • Në fund, pavarësia do të thotë edhe përgjegjësi. Sfida jonë në të ardhmen do të jetë t’i mirëmbajmë pavarësinë administrative dhe financiare, ta zbatojmë në vepër pavarësinë e sigurimit dhe nëpërmjet dialogut e konsensusit ndërmjet partive ta avancojmë pavarësinë funksionale.


Ju faleminderit për kohën

Click