Aktivitetet

E mërkurë, 28 tetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në E-konferencën për Parlament të hapur - Plani aksional i Partneritetit të Qeverisë së Hapur 2021 - 2023

E nderuar Sekretare e përgjithshme Ivanova,
E nderuar ambasadore e Konfederatës Zvicerane, Shkëlqesia Juaj Tehada,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar përfaqësues të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (PQH)
Përfaqësues të organizatave civile nga rrjeti i PQH,
Të nderuar anëtarët ë pranishëm të Këshillit të PQH dhe
Miq nga Programi i Mbështetjes Parlamentare, NDI, Instituti i Demokracisë dhe Qendra e Menaxhimit të Krizave,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj mirëseardhje në konferencën virtuale të Parlamentit të Hapur, Plani aksional i Partneritetit të Qeverisë së Hapur 2021 - 2023. Siç e keni të njohur, kjo e-konferencë organizohet në kuadër të Javës globale të hapjes së legjislacionit #GLOW2020 të organizuar nga E-rrjeti i Parlamentit të Hapur dhe më vjen mirë që Kuvendi është pjesë e kësaj Jave dhe e këtij rrjeti. Me këtë, dhoma ligjvënëse vetëm vërteton se mbetet edhe më tutje konsekuente ndaj përmbushjes së vendimeve të marra kur u bë pjesë e Partneritetit të Qeverisë së Hapur në vitin 2018, kur në fakt edhe u miratua plani i parë i Parlamentit të Hapur i cili u bë pjesë e Planit Nacional Aksional 2018 - 2020.   

Përkushtimi ynë dhe serioziteti në qasjen ndaj përmbushjes së zotimeve ishte gjithmonë në nivelin e duhur, gjithsesi, me mbështetjen dhe ndihmën pa rezervë të Programit të Mbështetjes Parlamentare dhe Ambasadës Zvicerane dhe ambasadores së nderuar Tehada, me të cilën bashkëpunojmë tani më një periudhë të gjatë dhe është miku ynë i dëshmuar.     

Të nderuar,

Siç e keni të njohur, unë jam tani më mandati i dytë Kryetar i Kuvendit ndërsa në angazhimet e mia paraprake kam qenë në rrjedhë me funksionimin dhe perceptimin në opinion të Kuvendit dhe prandaj mund të pohoj në mënyrë burimore se kemi punuar dhe kemi arritur shumë në drejtim të ndryshimit të perceptimit të qytetarëve ndaj dhomës ligjvënëse. Vërtetim i kësaj është edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, në pjesën për Kuvendin, ku vlerësohet se përparim është arritur në zbatimin e Planit strategjik 2018-2022 me përmirësimin e funksionit mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv, përforcimin e marrëdhënieve me faktorët e jashtëm mbikëqyrës, përmendet hapja e Zyrës Parlamentare Buxhetore dhe pjesëmarrja aktive e partive politike në Dialogun Zhan Mone. Për ne janë me rëndësi të jashtëzakonshme edhe ndryshimet e Ligjit për Kuvendin me të cilat përforcohet pavarësia e resurseve njerëzore dhe në këtë drejtim është Analiza e përpiluar funksionale, me qëllim të shfrytëzimit efektiv dhe maksimalisht mirë të kapaciteteve ekzistuese, me qëllim të përmirësimit të funksionalitetit të institucionit. Me të gjitha aktivitetet e veta në drejtim të dispozicionit për qytetarët nëpërmjet moduleve dhe formave më të ndryshme të inkuadrimit të tyre në punën e Kuvendit, arritëm të bëhemi më të afërt, më të hapur, më të arritshëm dhe transparentë në punën tonë.   

Për fat të keq, realiteti të cilin e jeton sot e gjithë bota, është realiteti i imponuar nga KOVID-19 dhe kanosja globale ndaj shtyllave shëndetësore dhe ekonomike të çdo shteti, pa përjashtim, dhe kjo paraqet sfidë tejet të madhe për mbajtjen e këtij diskursi me orientim kah mbajtja virtuale e aktiviteteve a përsëri, zbatimin cilësor dhe efikas të kompetencave kushtetuese të pushtetit ligjvënës. Bashkë punojmë në ueb faqen e re të Kuvendit, studion e re të Kuvendit, me qëllim të mundësimit të qarkullimit më të mirë të informacioneve për qytetarët, si rrjedhojë, edhe pjesëmarrjen e tyre më e madhe në aktivitetet e Kuvendit, në procesin ligjvënës.   

Mbetemi të përkushtuar ndaj Partneritetit të Qeverisë së Hapur dhe në këtë drejtim, filluam me procesin e përgatitjes së planit të ri 2021-2023 dhe kjo e-konferencë e sotme është pjesë e procesit të bashkë-krijimit të Planit. Ju ftoj të jeni aktiv gjatë diskutimeve, të kontribuoni me idetë, propozimet tuaja që ta bëjmë Kuvendin akoma më të hapur, më transparent dhe në pajtim me kërkesat e qytetarëve.

Ju uroj punë të mbarë dhe të frytshme në e-konferencën e sotme!

Ju faleminderit për vëmendjen!


Click