Aktivitetet

E enjte, 29 tetor 2020, Holidej In 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës për deputetë: Hyrje në rolin dhe funksionin e Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore 

Të nderuar kolegë deputetë, 
E nderuar Sekretare e përgjithshme Ivanova,
I nderuar përfaqësues i Fondacionit për Demokraci Vestminster, z. Neziri,
Të nderuar të pranishëm, 

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot gjendemi këtu në këtë eveniment të bukur, i cili në fakt është fillimi i vazhdimit të një nisme të bukur e cila zanafillën e vet e kishte prej më 14 tetor 2017, kur u formua Klubi i Çështjeve dhe Politikave Rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse i paramenduar që në përbërjen e vet joformale të jetë me deputetë deri më 35 vjet, kjo nuk paraqiste, a jam i bindur se as tani nuk do të paraqesë problem për të gjithë që ndjejnë se kanë si dhe çka të kontribuojnë në drejtim të avancimit të statusit dhe pozitës, si edhe mbrojtjes së interesave të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bëhen pjesë e këtij Klubi. Unë ju inkurajoj kolegë të nderuar, ti përkushtoheni me seriozitet detyrës me të cilën ngarkoheni, për arsye se besoni, rezultatet e këtij angazhimi do të jenë në favor të gjithë gjeneratave të reja, edhe ato aktuale, edhe të ardhmet. A kush më mirë i njeh nevojat e të rinjve? Natyrisht se pikërisht të rinjtë të cilët kanë nevojë ti hapin krahët, të hulumtojnë dhe zbulojnë thellësira të reja, lartësi të reja. Kanë nevojë dhe meritojnë të jenë në një rrafsh me moshatarët e vet nga vendet lartë të zhvilluara ku secilin prej tyre e shohin njëlloj, dhe i ofrohen mundësit e njëjta për mësim, përkryerje, punësim dhe avancim në shkallën profesionale. Dhe çka është edhe më me rëndësi, vetëdije lartë e zhvilluar për qytetarë të njëjtë me të drejta dhe obligime të njëjta, me ç’rast, duke i respektuar dallimet dhe karakteristikat e të gjitha bashkësive etnike veçmas, do të prodhojë qytetarë të kënaqur, të lumtur dhe besnik ndaj këtij vendi të vogël por të mahnitshëm i cili besoni, është mjaftueshëm i madh që të sigurojë shtëpi të ngrohtë, jetë të sigurt dhe cilësore për të gjithë qytetarët e vet me respektim të njëjtë të të drejtave demokratike dhe të drejtave dhe obligimeve njerëzore themelore. Ne me të vërtetë kemi potencial shumë të madh dhe doemos duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që shikimi i atyre kapaciteteve mos jetë i thyer nga Perëndimi por i kthyer nga shtëpia. Ta sjellim botën këtu, e jo të na largohen të rinjtë në botë. 

E di se këtu do të flitet për aktivitetet e Klubit paraprak të të rinjve, pasi ishte miratuar Programi i punës i Klubit të rinjve, dhe prandaj nuk do të arsyetoj gjatë mbi këtë, vetëm do të përmend se ato lanë pas vetes rezultat të dukshëm. Këtu mendoj për Ligjin për pjesëmarrjen politike dhe politika që u miratua me mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend në Janar të vitit 2020, pas çka vijoi edhe koordinimi me institucionet në nivelin qendror dhe lokal për obligimet që duhet të ndërmerren nga Ligji për pjesëmarrje politike dhe politika rinore me qëllim të implementimit më efikas dhe të tërësishëm të Ligjit. Klubi ishte po ashtu aktiv edhe në skenën ndërkombëtare, i përkushtuar në promovimin dh përfaqësimin e interesave rinore në evenimentet ndërkombëtare, si edhe në mbledhjen e përvojave dhe praktikave pozitive, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Si rezultat i bashkëpunimit të atillë aktiv me Parlamentin Evropian dhe nënkryetarin e Parlamentit Evropian, lideri i Programit për Liderë të rinj të Parlamentit Evropian, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me ato institucione evropiane ishte mikpritës i evenimentit “Tejkalimi i ndarjes – Dialogu politik në nivelin e lartë,” ku merrnin pjesë deputetë nga gjashtë parlamente nga Ballkani Perëndimor dhe aktivistë rinorë dhe organizata rinore. Krahas kësaj, u formua edhe Rrjeti rajonal i Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të Klubeve rinore qëllimi i të cilëve është ndërlidhja e të gjithë Klubeve me qëllim që agjenda rinore të vihet lartë në prioritetet e Unionit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, para do kohe kisha takim edhe me përfaqësues të Klubit të mëparshëm dhe zyrave rinore bilaterale të bashkëpunimit, që janë pjesë dhe obligim i implementimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe janë mënyra më e mirë për inkurajimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me fqinjët, me të cilët mundemi dhe e kemi patjetër të mësojmë të jetojmë, të bashkëpunojmë dhe përparojmë bashkë, si vende dhe si rajon. Edhe atëherë ua pohova, edhe tani pohoj, institucionet janë këtu për zbatimin e interesit shtetëror dhe lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ndërsa të rinjtë janë më e shtrenjta dhe më e vlefshmja që e kemi.

Të nderuar kolegë të rinj, 

Ju uroj entuziazëm, këmbëngulje, vizion dhe palodhshmëri në arritjen e qëllimeve që do i parashtroni para vetes gjatë themelimit të Klubit të ri të Çështjeve Rinore dhe Politikave Rinore të kësaj legjislature. Na bëni te jemi krenar, ndërsa unë dhe Kuvendi do të jemi pranë jush gjatë çdo hapi tuaj të ardhshëm dhe nisme të ndërmarrë.  

Ju uroj punë të suksesshme dhe të frytshme!

Ju falënderoj për vëmendjen!


Click