Aktivitetet

E martë, 2 shkurt 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës të Grupit Ndërpartiak Parlamentar (GNP) 

Të nderuar kolegë deputetë, 
E nderuar sekretare e përgjithshme Ivanova, 
E nderuar ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia Juaj Rejçell Gallovej,
Të nderuar përfaqësues të Komitetit teknik dhe organizatave tjera joqeveritare, 
Zonja dhe zotëri, 

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në numër kaq të madhe të deputetëve, pjesëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shoh kolegë të pushtetit, të opozitës, grupe parlamentare më të mëdha, më të vogla, me ideologji të ndryshme, programe të ndryshme por përsëri, të gjithë këtë të bashkuar për një qëllim të vetëm, respektivisht vënia në jetë dhe vazhdimi i entuziazmit që dominonte gjatë miratimit të Deklaratës për të drejtën në pjesëmarrje politike të qytetarëve me pengesa që është udhërrëfyesi që duhet të ndiqet për të arritur standardet e përbashkëta për realizimin e pjesëmarrjes politike të personave me pengesa, siç është respektimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa, Deklarata e Pekinit dhe platforma për aksion si edhe udhëzimet nga Komenti i përgjithshëm numër 6 për barazi dhe jodiskriminim dhe Komenti i përgjithshëm numër 3 për gratë dhe vajzat me pengesa, i lëshuar nga Komiteti për të drejtat e personave me pengesa pranë Kombeve të Bashkuara. E shoh sallën e plotë dhe kjo me të vërtetë më jep shpresë se megjithatë, jemi konsekuent ndaj bindjeve tona dhe se jemi seriozisht të përkushtuar ndaj përmbushjes së edhe këtij segmenti të veprimit tonë si deputetë të popullit në dhomën ligjvënëse, dhe kjo është nxjerrja e zgjidhjeve ligjore të cilat do të jenë në dobi të të gjithëve, do ua lehtësojnë jetën, do të mundësojnë trajtim të barabartë, qasje dhe mundësi për çdo qytetarin tonë veçmas, pa dallim në përkatësinë e tij etnike, fetare, gjinore, sociale dhe kulturore, e në asnjë rast në varësi nga mundësitë e tij  fizike ose po pamundësitë. Për arsye se, unë besoj  se barrierat më të vështira për tejkalim janë pikërisht ato që i ngremë në vetëdijen tonë, me mënyrën tonë të të menduarit dhe mënyrën tonë të veprimit. Është detyra jonë ligjore, morale dhe etike të punojmë në drejtim të heqjes së këtyre barrierave, ti përkushtohemi avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pamundësimit të diskriminimit mbi çfarëdo bazë dhe ky duhet të jetë udhërrëfyesi gjatë çdo hapi të ndërmarrë për ndryshimin, plotësimin, përshtatjen e ligjeve të plotfuqishme në vend. Me këtë rast, dua ti shpreh mirënjohje edhe Komitetit Teknik të IPPG-së, Polio Plus - lëvizjes kundër handikapit që me vigjilencë dhe zgjuar alarmon për mos qenien konsekuent dhe mundësitë e informimit të opinionit më të gjerë për nisjen e korrigjimeve, përshtatjeve, mbindërtimeve të ligjeve që i nxjerrim ne këtu. Pikërisht për këtë, duke e ditur fuqinë e zërit tonë, konkretisht tuajin kolegë të nderuar, që do të jeni pjesë e këtij Grupi Ndërpartiak Parlamentar joformal për të drejtat e personave me handikap (GNP), që gjithsesi nuk do të thotë se edhe të gjithë ne deputetët tjerë nuk do e japim mbështetjen për çdo nismën tuaj e cila do të jetë në drejtim të respektimit të dinjitetit të lindur, të autonomisë individuale dhe lirisë në zgjedhje dhe pavarësinë e personave me pengesa, jodiskriminimin, pjesëmarrjen dhe inkuadrimin e plotë dhe efikas në shoqëri, respektimin e dallimeve dhe pranimin e personave me invaliditet vetëm si pjesë e llojllojshmërisë njerëzore dhe mundësimin e mundësive të barabarta, të qasjes, të barazisë mes burrave dhe grave, respektimin e aftësive zhvillimore të fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe respektimin e të drejtës së tyre për ruajtjen e identitetit të tyre, që janë vetëm një pjesë e parimeve të Konventës për të drejtat e personave me invaliditet, që referohet në parimet e theksuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara me të cilën pranohet dinjiteti dhe vlera me lindje dhe të drejtat e njëjta të patjetërsueshme të familjes njerëzore, si themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë, Ju inkurajoj të jeni sa më të zëshëm që mundeni. 

Të nderuar të pranishëm,

Dashkemi apo jo, doemos të pranojmë se invaliditeti është koncept prodhues dhe i njëjti është rezultat i ndërveprimit mes personave me pengesa dhe pengesat e dukshme dhe të padukshme në sjelljen dhe rrethinën me çka pengohet pjesëmarrja e tyre e plotë dhe efikase në shoqëri mbi një bazë të njëjtë me të tjerët. Jeta është sfidë dhe secili mundet në një çast të gjendet para një barriere krejtësisht të papritur mirëpo, mos lejojmë që ne, njerëzit të jemi ato që do ngrenë barriera të reja por, përkundrazi, të orientohemi kah mundësimi i qasjes, përfshirjes të çdo individi, sepse, të gjithë jemi unik dhe të veçantë për diçka, të gjithë kemi diçka personale të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më humane, më solidare, a para së gjithash, shoqëri të barabartë me trajtim të njëjtë të të gjithëve. Në qoftë se njohim se të drejtat civile dhe politike të qytetarëve me pengesa nuk janë përfshirë në legjislacion dhe në politikën publike, me çka u pamundësohet gëzimi i këtyre të drejtave, le të jetë ky udhërrëfyesi që do na udhëheqë kah ndryshimi i gjendjes aktuale në nivelin nacional dhe lokal, aty ku diskriminimi e shfaq fytyrën e  vet të shëmtuar në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe brutale ndaj këtyre qytetarëve tanë dhe ti ndryshojmë gjerat kah më e mira me mundësimin e të gjitha kushteve juridike, informative, infrastrukturore dhe të çdollojshme që të jenë pjesëmarrës të barabartë dhe faktorë aktivë në nxjerrjen dhe zbatimin e të gjitha proceseve dhe vendimeve shoqërore që janë pjesë përbërëse e administrimit shtetëror dhe ndërtimit të shoqërisë së vërtetë demokratike ku të gjithë qytetarët, pa dallim në dallimet e tyre etnike, fetare, kulturore, fizike, gjinore dhe partiake, kanë pjesëmarrje efektive politike.

Të nderuar, 

Më lejonit t'ju uroj për qëndrueshmërinë dhe guximin dhe të uroj arritje dhe sukses të Grupit Ndërpartiak Parlamentar të sapoformuar! 

Faleminderit për vëmendjen!

Click