Aktivitetet

E enjte, 28 janar 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Trajnimin për komunikim me qytetarët 

Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuar shef i Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasador Klemens Koja, 
Të nderuar përfaqësues të OSBE-së dhe ekspertë të nderuar,
Zonja dhe zotëri
Më lejoni që shkurtimisht, në emrin tim personal, dhe në emër të kolegëve të mi deputetë të pranishëm në këtë Trajnim për komunikim me qytetarët të shpreh kënaqësinë dhe në të njëjtën kohë mirënjohjen ndaj ambasadorit Klemens Koja dhe Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mundësimin e këtij trajnimi i cili për shkak të arsyeve mirë të njohura zhvillohet përmes platformës ZUM, që gjithsesi nuk e zvogëlon rëndësinë dhe nevojën për të njëjtin.    

Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim në vitin 2018 ndërmjet dhomës ligjvënëse dhe Misionit të OSBE-së, si edhe hapja dhe dispozicioni i Kuvendit për të gjithë miqtë dhe partnerët tanë të cilët janë të orientuar kah mbështetja dhe zbatimi efektiv i rolit të tij kushtetues të organit përfaqësues dhe bartësit të pushtetit ligjvënës janë më se të mirëseardhur dhe prandaj as unë, as kryesia, në asnjë çast nuk kemi hezituar kur ka qenë fjala për pranimin e kësaj mbështetjeje. Gjithsesi, që të jetë organizimi dhe funksionimi në përputhje me Kushtetutën, duhet që të gjithë faktorët, siç është shërbimi i Kuvendit, asistentët e grupeve parlamentare dhe kuptohet, deputetët, të jenë të vetëdijshëm për detyrën që e kanë, të jenë të gatshëm dhe profesional për këtë. Me këtë rast, ndërtimi i kapaciteteve të tyre personale, do të thotë ndërtim të kapacitetit institucional, me çka do të kemi efektivitet dhe efikasitet të zmadhuar në punën e Kuvendit dhe trupave të Kuvendit. Në kuadër të Memorandumit për mirëkuptim, OSBE-ja u orientua pikërisht në  përforcimin e rolit përfaqësues nëpërmjet ndërtimit të kapacitetit institucional, si edhe të kapaciteteve të involvuara, gj.gj. deputetët, asistentët dhe këshilltarët. Me ç’rast, fokusi ishte në Rrjetin parlamentar për kontakt me qytetarët, me ç’rast u hapën 46 zyra a para do kohe 65 prej tyre u pajisën me pajisje të Teknologjisë Informatike si kompjuterë, monitorë dhe printerë. Paraprakisht, dhashë pëlqim për sigurimin e mjeteve financiare me Buxhetin për vitin 2021 për angazhimin deri në 75 personave prej më 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2021, me shumë bruto të përcaktuar të kompensimit mujor për punën e tyre.  

Të nderuar,

Pa dallim në atë që Kuvendi ka dyer të hapura për qytetarët, puna e tij është transparente dhe transmetohet drejtpërdrejtë, deputetë kanë zyrat e veta në suazat e objektit ku mund të pranojnë edhe palë, përsëri, asgjë nuk mund të krahasohet me afërsinë dhe dispozicionin e të zgjedhurve të popullit me ato që u kanë dhënë legjitimitetin, respektivisht qytetarët në Zyrat për komunikim me qytetarët. Prandaj, ruajtja e lidhjes dhe kontaktit me njësinë zgjedhore është treguesi më i mirë për atë sa doni dhe sa mundeni të jeni në rrjedhë me vështirësitë reale dhe problemet konkrete me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë. Duke u nisur nga kjo, të gjetet edhe zgjidhje realisht e realizueshme për të njëjtat. Edhe unë personalisht, në asnjë çast nuk mendova, as që e nisa çështjen e shpërnguljes nga shtëpia ime në Forinë dhe të shkurtoj humbjen e kohës në udhëtim, sepse jam i vetëdijshëm në pikërisht të kundërtën, se kjo është kohë e mbetjes në kontakt me jetën reale dhe problemet reale dhe kuptimin e tyre më të mirë. Kuptohet se në këtë mënyrë do të mund të shfrytëzohet edhe roli ligjvënës i Kuvendit, respektivisht, nxjerrja e zgjidhjeve ligjore të cilat realisht do e lehtësojnë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.  

Të nderuar, 

Të jesh deputet, nuk do të thotë se nënkuptohet edhe pasja e aftësive komunikuese dhe pasjes së komunikimit efektiv me qytetarët, kjo nuk do të thotë as të kesh paranjohuri për dhënien e deklaratave për mediumet, prezantimin publik të ideve, qëndrimeve dhe këndvështrimeve. Mirëpo, kjo gjithsesi mësohet. Me rëndësi është, të keni të qartë rolin, rëndësinë dhe peshën e të qenit person publik, të mbahet llogari për prezantimin publik, fjalët e shprehura publikisht dhe efekti, pasojat, pozitive ose negative, që shkaktohen për shkak të veprimeve apo fjalëve të pamenduara mirë. E vërteta, të qenit i moderuar, pasja e mirëkuptimit dhe sensit për problemin e secilit, kërkon gatishmëri, përkushtim dhe vetëmohim. Kuptohet, shpërblimi është i pamasë sepse besimi, kënaqësia, mirëqenia dhe përparimi i qytetarëve, me këtë edhe i vendit, nuk kanë çmim! 

Të nderuar kolegë,

Ju uroj trajnim të suksesshëm, shumë leksione të mësuara dhe kuptohet, zbatim të suksesshëm në vepër të së mësuarës!

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click