Aktivitetet

E mërkurë, 19 maj 2021

Gordana Siljanovska-Davkova në online konferencë kundër dhunës ndaj femrave

Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, dje mori pjesë në online diskutim me temë "Miratimi i ligjeve të bazuara në fakte për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave", me ftesë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Sekretariatit të OSBE-së dhe ODIHR-së.

Duke marrë parasysh faktin që Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje u miratua kohët e fundit në vendin tonë, organizatorët e ftuan Siljanovska-Davkova si paneliste në sesionin e moderuar, së bashku me deputeten Lazat Ramazanova nga Parlamenti i Kazakistanit dhe Joana Majkok, sekretare e përgjithshme e Lobit Evropian të Femrave.

Në konferencë, Siljanovska-Davkova e prezantoi procesin e gjerë dhe gjithëpërfshirës të hartimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje dhe rolin e Kuvendit në miratimin e Ligjit përmes përdorimit të fakteve dhe të dhënave nga burimet e ndryshme, të tilla si sektori joqeveritar, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare si Misioni i OSBE-së në Shkup, ODIHR, NDI, IRI dhe UN Women. Ajo i informoi kolegët deputetë nga vendet e tjera se ligji u miratua me konsensus joformal, pavarësisht marrëdhënieve të polarizuara midis partive politike.

Siljanovska-Davkova gjithashtu kontribuoi në diskutimin me mbi 100 deputetë dhe deputete nga parlamentet e vendeve anëtare të OSBE-së të cilët morën pjesë në konferencë. Ajo iu referua rëndësisë së qasjes sistematike ndaj këtij problemi dhe nevojës për shërbime të kualifikuara dhe të sensibilizuara, por edhe shërbimeve specifike për viktimat dhe mjeteve të përshtatshme buxhetore për menaxhim të suksesshëm të këtij problemi. Gjithashtu e theksoi ndërgjegjësimin përmes ndarjes së funksioneve më të larta shtetërore dhe ndarjes së posteve ministrore në pushtetin ekzekutiv, duke respektuar qëllimin e mijëvjeçarit prej 50:50 për pjesëmarrjen e barabartë të femrave dhe meshkujve, duke dërguar mesazh se në botë duhet të sundojë e drejta dhe drejtësia, dhe jo meshkujt.

Click