Aktivitetet

E premte, 23 prill 2021

GPNP për personat LGBTI kundër gjuhës së urrejtjes pas transmetimit të emisionit "Rrëfimi im" në RTVM

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave LGBTI e dënon gjuhën e urrejtjes homofobe dhe transfobike që u shfaq në publik pas emisionit "Rrëfimi im" në RTVM. Gjuha e urrejtjes kundër personave LGBTI e cenon dinjitetin e tyre, krijon mjedis të frikshëm dhe armiqësor, i pamundëson të jetojnë të lirë dhe pa paragjykime, dhe shpesh mund të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e dhunës dhe veprave të urrejtjes të motivuara nga orientimi seksual ose identiteti gjinor i viktimave. 

Konsiderojmë se programet si ky, të cilat flasin hapur për të drejtat e personave LGBTI, i përfaqësojnë problemet dhe kërkesat e tyre, duhet të transmetohen më shpesh në mediat nacionale me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të krijohet empatia dhe solidariteti me këtë grup të margjinalizuar. Mediat dhe mjetet e informimit publik janë mjeti kryesor përmes të cilit mund të ndërtohet kultura e pranimit të dallimeve dhe jodhunës. 

Gjuha e urrejtjes, përfshirë edhe kundër personave LGBTI, është e ndaluar me Kodin Penal, Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, secili në fushën e vet. 

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe të ngritin procedura përkatëse për sanksionimin e kryerësve, ndërsa mediat dhe arsimi t'i intensifikojnë aktivitetet për të parandaluar diskriminimin ndaj personave LGBTI dhe të bëjnë përpjekje për ndryshim pozitiv në vetëdijen dhe vlerat e të gjithë faktorëve.  

Click