Aktivitetet

E hënë, 26 prill 2021

Grupet e miqësisë i thellojnë marrëdhëniet midis vendeve

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, sot, realizoi takim me ambasadoren kroate, SH.S. Nives Tiganj.

Në takim, përveç kryetares së Grupit, Bllagica Llasovska, ishin të pranishëm edhe anëtarët: Gjorgjija Sajkoski, Fanica Nikolloska, Vjollca Ademi, Sonja Mihaillovska dhe Sinisha Stojanoski.

Në fillim të takimit, kryetarja Llasovska e falënderoi znj. Tiganj për aktivitetin e saj, prej kur është ambasadore në vend.

Ajo theksoi se të dyja vendet nuk kanë çështje të hapura, dhe sa i përket nivelit bilateral kultivohen dhe ekzistojnë marrëdhënie vërtet të ngushta dhe miqësore midis tyre. Kroacia është mbështetëse e madhe e aspiratave tona drejt Bashkimit Evropian dhe ne mbetemi të përkushtuar në procesin e Berlinit, tha Llasovska.

Ambasadorja Tiganj theksoi se Kroacia, si vend-anëtar i BE-së, mund të ndihmojë shumë në procesin e hapjes së kapitujve, në segmente të ndryshme, përmes ndihmës teknike të ofruar institucioneve në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që t’i ndërtojë kapacitetet për negociata me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që demokracia parlamentare mund të luajë rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit midis të dyja vendeve në fushën e ekonomisë, nivelit kulturor dhe arsimit.

Nga takimi gjithashtu rezultoi edhe propozimi i Grupit tonë për realizimin e takimit tjetër virtual, në mënyrë që të njihemi me Grupin e Miqësisë në Parlamentin Kroat.

 

Click