Aktivitetet

E mërkurë, 29 shtator 2021

Hapa të mëtejshëm drejt përmirësimit të pozitës së komunitetit rom - Zbatimi i Deklaratës Rajonale për Integrimin e Romëve nga Poznani

Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, së bashku me Halil Snopçe, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetarit, morën pjesë në Takimin Online Multilateral të Rrjetit të Komisioneve Parlamentare për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor (HUGEN), me ftesë të Fondacionit për Demokraci Vestminster (VFD).

Tema e takimit ishte "Përmirësimi i pozitës së komunitetit rom - Zbatimi i Deklaratës Rajonale për Integrimin e Romëve nga Poznani".

Në sesionin "Zbatimi i deritanishëm i Deklaratës Rajonale për Integrimin e Romëve nga Poznani - Hapa të mëtejshëm drejt përmirësimit të pozitës dhe cilësisë së jetës së romëve," foli deputetja Latife Shikovska, koordinatore e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbështetjen e të Drejtave të Romëve, inkluzionin dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas përfundimit të Dekadës së Përfshirjes së Romëve 2005 - 2015, në të cilën u zgjua publiku evropian dhe, sipas Shikovskës, edhe publiku ndërkombëtar se në fqinjësinë e tyre jetojnë romët të cilët nuk janë numër i vogël (15 milion). Këta romë në aspektin social janë të pabarabartë me pjesën tjetër të shoqërisë dhe përfaqësojnë barrë socio-ekonomike në vendet ku jetojnë. Një iniciativë e re del përsëri në skenë, siç vuri në dukje ajo, në vazhdim të asaj të mëparshmes, për të kërkuar angazhim deklarativ të drejtuesve më të lartë politikë për t'i synuar çështjet e romëve dhe për të punuar me përkushtim për t'i zvogëluar dallimet socio-ekonomike midis romëve dhe të tjerëve duke siguruar kështu shoqëri më të sigurta socio-ekonomike dhe parandalimin e trazirave dhe padrejtësive sociale.

Shikovska theksoi se me këtë Deklaratë mund të shohim edhe një fazë më të avancuar se ajo e mëparshme në qëndrimin dhe angazhimin e dhënë nga përfaqësuesit politikë përmes deklaratës së detyrimit për të vazhduar dhe për t'i rritur përpjekjet për barazinë dhe integrimin e plotë të romëve përmes procesit të integrimeve në BE, i cili nënkupton që vendet para hyrjes në BE do të monitorohen edhe për përfshirjen dhe integrimin e romëve në shoqëritë e atyre vendeve. Në këtë drejtim, nga pikëpamja e saj si deputete në Kuvend, ajo theksoi se ka përparim drejt arritjes së qëllimeve të caktuara, por akoma jemi shumë larg konstatimit për të arritur në përfundimin se ka përparim.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit diskutuan mbi parandalimin e martesave të të miturve dhe martesave kontraktuese midis romëve, pas së cilës deputetja Siljanovska-Davkova përmblodhi se heqja e martesave të fëmijëve dhe martesave kontraktuese nuk është akt dhe nuk bëhet me lëvizjen e stilolapsit, por është proces. Ajo kujtoi se tri vjet pas Deklaratës së kësaj konference, të njëjtat çështje të pazgjidhura po diskutohen përsëri. I veçoi disa pika - është e nevojshme të kriminalizohen martesat e fëmijëve dhe të të miturve në vendet e Ballkanit Perëndimor, pastaj duke ndjekur shembullin e Norvegjisë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve duhet të ketë karakter më të fortë kushtetues dhe si problem themelor e vuri në dukje varfërinë dhe se asnjë e drejtë nuk mund të përdoret në kushtet e varfërisë, dhe nëse kategoria më e varfër janë romët, atëherë këtu duhet të punohet. Gjithashtu, sipas saj, një nga sfidat më të mëdha është përfshirja në procesin arsimor, sepse në atë mënyrë do të luftojmë kulturën politike patriarkale.

Të gjithë anëtarët e trupave punues ishin të ftuar në takimin multilateral dhe i ushtrojnë kompetencat e tyre në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, si dhe anëtarët e shërbimit profesional të rrjetit HUGEN.

Click