Aktivitetet

E martë, 17 nëntor 2020

Komisioni për Kulturë me përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e përvjetorëve jubilarë 

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e sotme e filloi procedurën për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2021.

Komisioni do t'u dërgojë letër të gjitha institucioneve relevante në vend në fushën e kulturës me kërkesë për t'i dorëzuar propozimet e tyre për shënimin e përvjetorëve jubilarë në vitin 2021. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve në Komisionin për Kulturë është 17 dhjetori 2020.

Në përputhje me kompetencat, Komisioni formoi grup pune që do t'i shqyrtojë propozimet e marra nga aspekti nëse i përmbushin kriteret e përcaktuara dhe do të përgatisë Propozim-program për vitin 2021.

Click