Aktivitetet

E mërkurë, 16 dhjetor 2020

KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI I VEBINAR PËR MBIKËQYRJEN PARLAMENTARE MBI ZBULIMIN USHTARAK

Me ftesë të Sekretariatit të AP të NATO-s në bashkëpunim me DCAF - Qendra e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë, dje, përmes platformës KUDO, anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit morën pjesë në Vebinar për Mbikëqyrje Parlamentare mbi Zbulimin Ushtarak.

Vebinari ishte dedikuar për delegacionet e përhershme në PA të NATO-së dhe për anëtarët e komisioneve relevante parlamentare kompetente për mbikëqyrjen parlamentare dhe çështjet e sigurisë në vendet anëtare të NATO-së, si dhe për shërbimet e tyre profesionale. 
Në Vebinar morën pjesë deputetët: Ilija Nikollovski, zëvendëskryetarë i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri; Pavle Trajanov dhe Arbana Pasholli, anëtarë; si dhe Brane Petrushevski dhe Rina Ajdari, zëvendës anëtarë të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Nga ana e Shërbimit, Vebinarin e ndoqën këshilltari i Komisioni për Mbrojtje dhe Sekretariati i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATOS-së. 

Duke marrë parasysh atë që parlamentarët kanë rol kryesor në mbikëqyrjen e agjencive zbuluese, si dhe në atë se mbikëqyrja mbi trupat civil të zbulimit në momentin reformohet ndaj  vendeve euroatlantike, fokusi i këtij Vebinari ishte ballafaqimi me sfidat në mbikëqyrje efektive të trupave civile të zbulimit.

Në Vebinar, në të cilin morën pjesë dhe ekspertë për mbikëqyrje të parlamentit të DCAF, fjalimet e veta patën dr. Mindija Vashakmadze,  bashkëpunëtore e lartë shkencore në Fondacionin Maks Plank për Paqe Ndërkombëtare dhe Sundimin i së Drejtës dhe Kevan Xhons, deputet dhe zëvendësanëtarë  i Komisionit për Zbulim dhe Siguri në Parlamentin e Britanisë së Madhe. 

Click