Aktivitetet

E enjte, 3 shkurt 2022

Komiteti funksional për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të thotë zvogëlim i keqkuptimeve dhe marrëdhënie më të mira ndëretnike

Në përputhje me obligimin e përcaktuar në Programin e Punës për vitin 2021, sot Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka mbajtur Mbledhjen e Tetë, në të cilën është shqyrtuar Raporti për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për vitin 2021.

Në këtë kuptim, në mbledhje ishin të ftuar dhe morën pjesë bashkëpunëtorët e jashtëm: Robert Allagjozovski, koordinator nacional për interkulturalizëm, Një Shoqëri, Zhvillimi Kulturor dhe Bashkëpunimi Ndërresor dhe përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), përkatësisht drejtori i ri i Zyrës së IRI-së në RMV, Kris Brenan dhe bashkëpunëtorja e tij, Xhevahire Pruthi Zajazi, menaxhere e Programit, të cilët me prezencën e tyre e mbështetën punën e Komitetit.

Raporti është përmbledhje e aktiviteteve të përgjithshme të Komitetit gjatë vitit 2021, përkatësisht numri dhe përshkrimi i mbledhjeve dhe takimeve të punës, me theks të veçantë në takimet e punës me ministrat që i udhëheqin ministritë me kompetenca të ngjashme me Komitetin, takimet me personat kompetentë që punojnë në të drejtat e bashkësive etnike në vend, dhe njëherazi ka koincidencë me kompetencat e Komitetit, me përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla në vend, si dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.

Kryetarja e Komitetit, Arbana Pasholli, duke prezantuar Raportin, tha se në vitin e kaluar, përkundër pandemisë dhe zgjedhjeve lokale, janë mbajtur dhe kanë përfunduar gjashtë mbledhje dhe takime me personat dhe institucionet relevante, si takime të shumta me koordinatorin nacional Allagjozovski, ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir dhe Shoqatat Qytetare të Komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore.

Sa i përket punës së Komitetit, Pasholli theksoi se atmosfera e punës në Komitet është koherente. Ajo shprehu mirënjohje për Zyrën e IRI-së në RMV si faktor i rëndësishëm për KMNB-në, sepse periudha e kaluar ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve të Komitetit.

Sa u përket mysafirëve, u konkludua që të ftohen sërish në mbledhjet tematike të Komitetit në përputhje me Programin e Punës së Komitetit.
Kryetarja e Komitetit paralajmëroi mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet së shpejti dhe në të cilën do të vlerësohet programi ekzistues dhe do të përgatitet programi i ri për vitin 2022.

Pas prezantimit, me diskutimin e tyre morën pjesë anëtarët e Komitetit dhe të ftuarit, të cilët shprehën mbështetjen për punën dhe e dhanë energjinë personale dhe përkushtimin e kryetares së Komitetit për aktivitetet e KMNB-së dhe theksuan sjelljen pozitive organizative në Komitet, dhe u pajtuan të vazhdojë me rritëm të fortë për t'i realizuar të gjitha aktivitetet e planifikuara.

Anëtarët e Komitetit, përmes lavdërimeve dhe propozimeve, vlerësuan se gjithmonë mund të bëjnë më shumë dhe më mirë.

Ishte kërkuar në të ardhmen fokus edhe më i madh në çështjet etnike, shqyrtimi i Raportit të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si dhe festimi i rregullt i festave nacionale të komuniteteve më të vogla.

Komiteti funksional për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mund të jetë një hap i mundshëm përpara në zvogëlimin e keqkuptimeve dhe marrëdhënie më të mira ndëretnike, duke e bërë Komitetin institucion më të respektueshëm.
 U theksua se bashkëpunimi dhe ndërveprimi më i ngushtë me koordinatorin nacional për interkulturalizëm, Një Shoqëri, Zhvillimi Kulturor dhe Bashkëpunimi Ndërresor, mund të kontribuojë në intensifikimin e punës dhe angazhimit të anëtarëve të Komitetit, me qëllim të vazhdimit të konceptit "Një Shoqëri për të Gjithë". si kornizë efikase për forcimin e jetës multietnike, dhe që ata të jenë promotorë dhe nxitës të mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve dhe mundësive për përmirësimin e gjendjeve.

Nevoja e vazhdimit të praktikës së bashkëpunimit me institucionet kulturore, shkencore, arsimore, si dhe nevoja për punë në terren dhe vizita në komuna të veçanta të vendit, por edhe në parlamentet e disa vendeve fqinje, për të promovuar politikën e Komitetit në një kontekst më të gjerë multilateral, duke e bërë këtë Komitet forum kryesor për dialogun ndërmjet bashkësive.

Diversiteti multietnik në vend është burim i fuqisë dhe prosperitetit, prandaj Komiteti me punën e tij produktive dhe proaktive do të bëhet institucion i njohur dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike mbetet sfidë dhe prioritet i madh i punës së ardhshme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Click