Aktivitetet

E mërkurë, 19 maj 2021

KONFERENCA PËR TË ARDHMEN E EVROPËS DHE TË ARDHMEN E ZGJERIMIT

Në suazat e konferencës së sotme me temë "E ardhmja e Evropës dhe e ardhmja e zgjerimit" morën pjesë nënkryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, znj. Arta Zendeli Bilalli dhe kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Aleksandar Nikollovski. 

Konferenca e organizuar nga Lëvizja Evropiane e Maqedonisë së  Veriut, mbahet në kuadër të shënimin tradicional të 9 majit - Ditës së Evropës, ndërsa mbledhjen e hapi kryetarja znj. Mileva Gjurovska. 

Gjatë aktiviteteve parlamentare në lidhje me proceset e Eurointegrimeve, zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, znj. Arta Zendeli BilalLi, iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar se  jetojmë në  kohë të ndryshimeve ekonomike, sociale, politike dhe institucionale, dhe se secili vend-anëtar dhe çdo vend i Ballkanit Perëndimor, si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit, vetë Bashkimi Evropian dhe qytetarët e Evropës duhet të vendosin se si të përballen me ndryshimet që do rrjedhin, të udhëhequr nga mësimet e historisë. Në këtë kontekst, theksoi se Maqedonia

e Veriut meriton të shkon më tej në rrugën evropiane dhe se Këshilli Evropian duheshe në qershor ta materializojë vendimin përfundimtar për  fillimin e negociatave, nga marsi i vitit të kaluar, nëpërmjet miratimit të  Kornizës Negociuese dhe  mbajtjes së

Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Kryetari i  Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Nikollovski, theksoi se hyrja në BE kërkon përpjekje serioze për realizimin e  reformave të BE-së dhe se reformat gjyqësor janë veçanërisht të rëndësishme, si dhe në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk është nevojshme vetëm për t'u bashkuar me BE-në , por edhe për veten tonë.

Lidhur me çështjen e mosmarrëveshjes bilaterale me Bullgarinë fqinjë, theksoi se sigurisht që kemi nevojë për marrëdhënie të mira miqësore dhe lidhje ndërmjet dy vendeve fqinje, prandaj është e nevojshme të bëjmë përpjekje për të përmirësuar situatën aktuale.  Në këtë konferencë,  mori fjalë edhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë znj. Anke Hollshtajn, e cila theksoi se në qershor gjatë riorganizimit portugez të BE-së, nuk duhet të ndahen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por  për të dy shtetet  të  miratojë Kornizë Negociuese. 

Në Konferencë, diskutimi strategjik u mirëprit për Ballkanin Perëndimor, në mbledhjen e mbajtur më 10 maj në Bruksel, për perspektivën evropiane të vendeve në rajon, dhe  presim që a të ketë  ndikim pozitiv në mbledhjet e Këshillit të Punë  të Përgjithshme në qershor.

Click