Aktivitetet

E hënë, 27 dhjetor 2021

Kryetari Xhaferi me donacione dhe urime të fundvitit

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tradicionalisht, dhuroi pako jokonditore për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ndërsa në Shkollën Fillore me Qendrën e Resurseve “Idnina” dhe në Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan Sremec”, dhuroi mjete mësimore për realizimin e suksesshëm të programeve mësimore në përputhje me nevojat e nxënësve.

Duke i ndjekur dhe respektuar protokollet e mbrojtjes nga KOVID-19, Kryetari Xhaferi nuk ishte personalisht i pranishëm në dorëzimin e donacionit dhe dërgoi urim me dëshira për shëndet, sukses dhe avancim në Vitin e Ri 2022, për fëmijët, për të punësuarit dhe familjet e tyre.

Këtë vit, Kryetari Xhaferi dërgoi urim elektronik për ambasadorët e vendeve të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për deputetët dhe shërbimin e Kuvendit, duke e konfirmuar edhe me këtë gjest përkushtimin dhe zotimin për reduktimin e përdorimit të letrës në Kuvend në vitin 2022 vetëm në minimumin e domosdoshëm.

Click