Aktivitetet

E shtunë, 9 janar 2021

Kryetari Xhaferi në pritje tradicionale te z z. Stefani

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të Kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit, z. z. Stefan ishte i pranishëm në pritjen që organizohet rregullisht me rastin e festave të Krishtlindjes dhe kremtimit të emrit të tij – festa e Shën Martirit të parë Shën Stefani.

Në pritjen e Krishtlindjes ishte i pranishëm kreu shtetëror, respektivisht Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pritja zhvillohej me respektimin e rreptë të protokolleve për mbrojtje nga KOVID-19 dhe për këtë arsye ishte pa prezencën e mediumeve.  

Në pritje, Kryetari Xhferi, si edhe të ftuarit tjerë, bashkë me urimet e drejtuara për shëndetin personal të z.z. Stefanit dhe kryerjes edhe gjatë të detyrës së shenjtë të Kreut të bashkësisë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bashkë uruan që në vitin e ri 2021, të ketë shëndet më të mirë për qytetarët, përparim personal dhe kolektiv, paqe, mirëqenie dhe tejkalim të suksesshëm të pengesave që shfaqen në rrugën e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click