Aktivitetet

E hënë, 13 dhjetor 2021

Kryetari Xhaferi shpallet "Qytetar Nderi" në Komunën Lezhë  

Në kuadër të vizitës së punës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi në Republikën e Shqipërisë, krahas takimit me Kryetaren e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nga ana e Këshillit Bashkiak të Lezhës, iu nda titulli "Qytetar Nderi" i Komunës Lezhë, në shenjë të ushtrimit të tij dinjitoz të detyrës Kryetar i Kuvendit, me ç'rast e valorizon faktorin shtetformues shqiptar në të gjitha aspektet, për veprimin e tij të përkushtuar politik ndër vite dhe për kontributin në ruajtjen e vlerave nacionale dhe patriotike.

Krahas kësaj, lidhjet e ngushta të Kryetarit Xhaferi janë edhe në sferën e promovimit të turizmit lezhjan, dujke e marrë parasysh se është ndër personalitete e larta që rregullisht i kalon pushimet familjare verore në këtë qytet të bukur.

Në ceremoninë e ndarjes solemne të titullit, ishin të pranishëm Kryetarja Nikolla, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Fatos Reka, si edhe mysafirë të tjerë të lartë, miq dhe të njohur.

Ky është titulli i dytë me radhë "Qytetar Nderi" i Kryetarit Xhaferi, pas titullit të parë të ndarë nga Këshilli i Qytetit të Suha Rekës, me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.  

Click