Aktivitetet

E martë, 11 maj 2021

Kryetari Xhaferi u takua me fituesit e simulimit “Kam qëndrim”

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim me nxënës dhe profesorë nga Shkolla e Mesme “Koço Racin” nga Velesi, fitues të garave on-line “Kam qëndrim”- simulim i procesit të shqyrtimit të Propozim-ligjit në Kuvend, në të cilin morën pjesë 10 shkolla nga qytete të ndryshme.

Takimin e shënoi biseda e drejtpërdrejtë, përplot me këmbim informatash, kureshtje të fituesve të rinj dhe dëshirën e Kryetarit për tu transmetuar njohuri dhe urtësi jetësore.

Së pari Kryetari u drejtoi urime për suksesin Marko Ingjilozovit, Matea Nestorovës dhe Emili Mitrevskës të udhëhequr nga profesoresha Milka Petrovski të cilët lan përshtypje pozitive të të rinjve të ndritur, të arsimuar dhe të punëtorë.

Kryetari u theksoi rëndësinë e arsimimit dhe si duhet t’i formojë ai si personalitete si dhe dëshira për njohuri duhet të jetë e madhe dhe para së gjithash ta bëjnë këtë për përparimin personal. Ai theksoi se përvoja praktike që e kanë fituar me këtë rast do u kontribuojë shumë pasi do të fitojnë pasqyrë më të qartë për punën e Kuvendit dhe proceset ligjvënëse.

Duke e theksuar keqardhjen e tij për atë ç’farë është efekti i jetës në pandemi, për të rinjtë gjatë vitit të fundit, Kryetari shprehu edhe pikëpamje optimiste për tejkalimin e sigurt të kësaj gjendjeje, ndërsa me këtë edhe kthimin e lirisë më të madhe të lëvizjes së të rinjve. Gjithashtu u potencoi se viti i kaluar pandemik duhet t’ju shërbejë si mësim për sfidat të cilat mund t’i sjellë jeta.

Kryetari u transmetoi njohuri të rinjve se në sjelljen e tyre duhet të shohin më larg, ta planifikojnë jetën dhe të investojnë në atë plan, të jenë praktik dhe t’i ndjekin dëshirat e tyre dhe vizionin e tyre për vetveten. Ta duan mësimin dhe punën sepse vetëm kështu do të njihen cilësitë e tyre. 

Fituesit e rinj kishin pyetje interesante për Kryetarin Xhaferi nga sfera e punës së Kuvendit, mënyrën në të cilën i merr vendimet për punën e Kuvendit, çështje të caktuara nga Rregullorja, u interesonte si është dita e tij e punës, ndërsa u interesonte edhe si ka qenë Talat Xhaferi i ri dhe si ka qenë rruga e tij jetësore e cila e ka sjellë në vendin e Kryetarit të Kuvendit si dhe çfarë janë vizionet e tij për të ardhmen.

Me dëshirë për përparim, shumë suksese dhe mundësi që një ditë të shohim disa nga këta të rinj në ulëset e Kuvendit, Kryetari u dëshiroi shumë fat.  



Click