Aktivitetet

E martë, 22 qershor 2021

KUVENDI BËHET ANËTARI I 13-TË I PLOTFUQISHËM I PABSEK-ut

Sot, përmes video-konferencës, u mbajt Asambleja e 57-të e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Në sesion morën pjesë deputetët: nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, shefja e Delegacionit të Kuvendit në PABSEK, Lidija Tasevska dhe Vjollca Ademi, anëtare e Delegacionit.

Gjatë sesionit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë anëtari i 13-të i plotfuqishëm i PABSEK-ut. Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit u ftua të mbajë fjalim rasti para të pranishmëve.

Në fjalimin e tij, nënkryetari Misovski theksoi se bashkëpunimi midis pjesëmarrësve mbetet shtyllë kryesore për dialog të suksesshëm politik dhe diplomatik për forcimin e proceseve të integrimit evropian, forcimin e lidhjeve ekonomike në rajon dhe demokratizimin e mëtejshëm të shoqërive tona.

Më tutje, nënkryetari Misovski theksoi se PABSEK-u, i cili mbështetet në shtyllat e pronësisë rajonale, solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes, është forum i shkëlqyeshëm për shkëmbimin e mendimeve, projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Anëtarësimi i plotfuqishëm u përshëndet nga kryetarja e Parlamentit Moldav, Zinaida Greceani, e cila është organizatore e Asamblesë së Përgjithshme të PABSEK-ut, pasuar nga kryetari i Parlamentit Rumun, Ludovik Orban, i cili do të marrë kryesimin e PABSEK-ut në mandatin e ardhshëm si dhe nga delegacionet e tjera të pranishme.

Click