Aktivitetet

E mërkurë,15 shtator 2021

LOLITA RISTOVA NË KONFERENCËN "GRATË NË POLITIKËN E JASHTME"

Kryetarja e Klubi të deputetëve, Lolita Ristova, sot mori pjesë në panelin "Roli i parlamenteve në promovimin e barazisë gjinore" në kuadër të KONFERENCËS  "GRATË NË POLITIKËN E JASHTME" të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Konferenca ishte nën patronazhin e Zonjës së Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj konference ishte krijimi i  platformës për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet aktuale që lidhen me barazinë gjinore përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të lartë politikë, ekspertëve dhe diplomatëve nga rajoni, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. 

Kryetarja e Klubit, Ristova në fjalimin e saj theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e të gjitha politikave të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet gjinore. Konkretisht për sa i përket barazisë gjinore në pjesëmarrjen politike, vendi prezantoi kuotë gjinore në Kodin Zgjedhor ndërsa dha pasqyrë të shkurtër të të gjitha ligjeve që Kuvendi i rishikoi në periudhën e kaluar në aspektin gjinor. Theksoi se  Kodi i Etikës i Kuvendit, i miratuar në vitin 2018, siguron  bazë të mirë për adresimin e rasteve të diskriminimit të bazuar në gjini, ngacmim dhe ngacmim seksual, përfshirë sanksionet. Gjithashtu theksoi se përfshirja e aspekteve gjinore në procesin e miratimit të ligjit, mbikëqyrja dhe roli përfaqësues janë me rëndësi të madhe, veçanërisht për shkak të rolit të Kuvendit për të vlerësuar ndikimin gjinor, buxhetimin e ndjeshëm gjinor dhe përgatitjen e planeve vjetore për mbikëqyrjen e ligjeve për barazi gjinore.

Gjatë fjalimit të saj Ristova i ndau angazhimet gjatë formimit të trupave punues, delegacioneve dhe grupeve të deputetëve për bashkëpunim të Kuvendit të RMV-së  duhet të sigurohet përbërje gjinore e balancuar.  Në këtë mandat parlamentar nga 120 deputetë, 48 janë gra (40%). Vetëm një komision i Kuvendit, dhe ky është Komisioni Juridik Ligjvënës ka përbërje të balancuar të anëtarëve, bura dhe gra nga gjithsej 21 komisione.  Pesë deputete janë kryetare të komisioneve të Kuvendit, kurse vetëm dy komisione njëkohësisht kanë gra dhe zëvendëskryetare. Në përbërjen e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Burrave dhe Grave për fat të keq nuk ka asnjë anëtarë, deputet. Në lidhje me delegacionet dhe grupet e deputetëve për bashkëpunim në këtë mandat, kemi tre delegacione pa asnjë grua në përbërje, pastaj dy delegacione me pjesëmarrje të balancuar të grave dhe burrave nga gjithsej 10, ndërsa 14 deputete janë kryetare të grupeve të deputetëve për bashkëpunim, të cilat në Kuvendin tonë ka gjithsej 50.

“Ditë e suksesshme për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri. Me organizimin e konferencës së parë "Gratë në politikën e jashtme", Ministria e Punëve të Jashtme theksoi nevojën për të aktualizuar çështjen e barazisë gjinore dhe përfshirjen më të madhe të grave në procesin e vendimmarrjes në vend.  E krijuam Rrjetin e parë të grave diplomate nga Ballkani Perëndimor 6, me ambicie i njëjti të zgjerohet dhe në Rajonin e Evropës Juglindore.  Vazhdojmë me të njëjtin entuziazëm të angazhohemi për tejkalimin e dallimet gjinore dhe gjatë sesioneve të nesërme," theksoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki.

Click