Aktivitetet

E hënë, 13 shtator 2021

Mbështetja në rrugën drejt BE-së nga Republika e Francës

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonijo Milloshoski, sot pritën në takim Delegacionin e Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Francë - Ballkani Perëndimor, të Senatit të Republikës së Francës, të udhëhequr nga senatorja Marta De Sidrak, shefe e Delegacionit dhe kryetare e Grupit. Delegacioni ishte në përbërje të senatorit Arno Bazen, kryetar i Grupit të Miqësisë Francë - Maqedonia e Veriut; senatorit Vensan Seguen, kryetar i Grupit të Miqësisë Francë - Mali i Zi; senatorit Mikel Vale, kryetar i Grupit të Miqësisë Francë - Serbi. Delegacioni u shoqërua nga SH.T Siril Baumgartner, ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve, dhe në atë kontekst, u theksua se takimet në nivelin parlamentar janë me rëndësi të veçantë dhe japin kontribut shtesë. Ndër të tjera, u diskutuan aktivitetet në fushën e arsimit që synojnë thellimin e bashkëpunimit brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, u theksua mbështetja e Republikës së Francës, ndërsa diskutuan edhe për mundësitë për tejkalimin e pengesave që qëndrojnë në rrugën e fillimit formal të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, duke iu referuar, mbi të gjitha, problemit të imponuar nga Republika e Bullgarisë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duke e zgjatur fillimin e negociatave aderuese rritet zhgënjimi i popullsisë në vendin tonë dhe se për këtë shkak, është e domosdoshme që të ketë konsensus politik për këtë çështje. 

Click