Aktivitetet

E hënë, 6 shtator 2021

Mbështetje lituaneze për rrugën drejt BE -së

Kryetari i Komisionit Kuvendor  për Çështje Evropiane, z. Arber Ademi, së bashku me anëtarët e Komisionit, sot u takuan me delegacionin parlamentar të Grupit për Bashkëpunim Ndërparlamentar me Ballkanin Perëndimor, Republikën e Lituanisë, të udhëhequr nga Kreu i Delegacionit, z. Azhubalis. Ndërsa në përbërjen e të cilit ishin z. Rakutis, z. Vilkauskas dhe znj. Jurate Jagutskiene, Ambasadore e Republikës së Lituanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për gjendjet  aktuale në vend dhe në rajon më gjerë, me ç'rast u theksua mbështetja e Lituanisë për vazhdimin e procesit të zgjerimit për anëtarësimin e vendeve të BP-së në BE. Posaçërisht u theksua nevoja për fillimin e negociatave ndërmjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në të ardhmen e afërt.

Lidhur me politikën e përbashkët evropiane të sigurisë, delegacioni lituanez theksoi se Maqedonia e Veriut jep  kontribut të rëndësishëm, duke theksuar se vendi ndjek  politikë paqësore në rajon, duke zgjidhur të gjitha çështjet me marrëveshje me fqinjët e saj.

Në takim, mysafirët dërguan urime në prag të jubileut 30 vjeçar të pavarësisë së Maqedonisë  së Veriut.

Kryetari i  Komisionit, z. Ademi, duke falënderuar për urimet për jubileun tonë, si dhe mbështetjen e Lituanisë për proceset tona integruese evropiane, theksoi se Lituania është miku ynë i dëshmuar me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në të gjitha fushat. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Click