Aktivitetet

E enjte, 11 shkurt 2021

Mbledhja e Dhjetë dhe e Njëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji sot mbajti dy mbledhje, në të cilat si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike.

Në mbledhjet e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë, morën pjesë Kaja Shukova, e autorizuar, sekretare shtetërore e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ata e theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra morën pjesë deputetët: Brane Petrushevski dhe Nenad Kociq.

Deputeti Petrushevski vuri në dukje problemin me akumulimet në vend, duke theksuar se resurset ujore janë vënë në pyetje, përkatësisht akumulimet janë të zbrazëta për shkak të shkarkimit të tyre të paplanifikuar dhe prandaj kërkoi nga Ministria që të ndërhynte. Deputeti Kociq u përgjigj se arsyeja për zbrazjet e ujërave është për shkak të ndryshimeve të sapokrijuara të klimës.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, me 6 vota "për" dhe 4 "të përmbajtur" për dy Propozim-ligjet e para dhe unanimisht pa diskutim për Propozim-ligjin e fundit, e miratoi konkluzionin e njëjtë si vijon:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin dhe vlerësoi se është i pranueshëm dhe duhet të jepet për lexim të mëtejshëm.
Click