Aktivitetet

E martë, 29 dhjetor 2020

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e 2 të sotme e shqyrtoi Propozim-ligjin për realizim të interesit publik në kulturë.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, arsyetoi se bëhet fjalë për ligj sistemor me të cilin rregullohen marrëdhëniet themelore në kulturën, ku janë paraparë një varg ndryshimesh esenciale dhe konceptuese të cilat dalin, para se gjithash, nga Strategjia nacionale për kulturë 2028-2022.  

Si segmente kryesore të reformës në kulturë, ky Propozim-ligj parasheh ndryshim të financimit të interesit publik në kulturë, decentralizim në kulturë dhe rregullim të punës dhe të drejtave të artistëve të pavarur dhe punëtorëve kulturorë. 

Ministrja Stefoska theksoi se rëndësia dhe kompleksi i kulturës, si dhe roli i shtetit, por edhe i njësive të vetëqeverisjes lokale, në krijimin e parakushteve për realizim të kulturës, në mënyrë më adekuate definohen me nocionin “interes publik”. 

Stefoska theksoi se zgjidhjet e propozuara në këtë Propozim-ligj janë kornizë juridike bashkëkohore e cila do ta avancojë realizimin e kulturës dhe bazë stimuluese për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Në diskutimin lidhur me zgjidhjen e propozuar ligjore morën pjesë deputetët Velika Stojkova-Serafimovska, Zhaklina Llazarevska dhe Lupço Ballkoski.   

Në fund të diskutimit, Komisioni për Kulturë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm në Kuvend.  

Click