Aktivitetet

E premte, 7 maj 2021

Mbledhja e Katërmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në Mbledhjen e 14-të, të mbajtur më 7 maj 2021, si trup punues amë, në leximin e parë, i shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje;

2. Propozim-ligjin për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje;

Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë mori pjesë Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve. Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Rexhepi e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që duhet të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutim për Propozim-ligjin e parë morën pjesë deputetët: Maja Moraçanin, Kole Çarakçiev, Surija Rashidi dhe Panço Minov. Pas diskutimit, Komisioni, me 8 vota "për" dhe 1 votë "kundër", vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet për lexim të mëtejshëm.

Lidhur me Propozim-ligjin e dytë për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Vllado Misajllovski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, gjithsej janë parashtruar tetë amendamente, nga të cilat tre u miratuan, tre nuk u miratuan dhe dy u tërhoqën.

Në diskutim për amendamentët morën pjesë deputetët: Ane Llashkoska, Lupço Prenxhov, Brane Petrushevski dhe Kole Çarakçiev.

Gjithashtu, në bazë të nenit 149 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi dhe miratoi katër amendamente.

Pas diskutimit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Click