Aktivitetet

E hënë, 23 nëntor 2020

MBLEDHJA E PESË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, në mbledhjen e 5-së të sotme, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për banim;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin hekurudhor;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtaritë komunale;

Në mbledhjen e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë, morri pjesë Bekim Rexhepi, zëvendësministër i transportit dhe lidhjeve. Rexhepi në fjalimin e tij hyrës, e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet të cilat do të arrihen dhe zgjidhjet themelore të cilat përcaktohen me ligjet. 

Në fund të diskutimit, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë. 

Click